• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sulmi në Veri, Jorida Tabaku: Qeveria e Shqipërisë dështoi me qëndrimin e saj, duhej të koordinohej me Kosovën

7 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar në Report Tv situatën e krijuar në Veri të Kosovës, si edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare.

Ndërsa po bëhen përpjekje që opozita dhe mazhoranca, të dalin me një rezolutë të përbashkët që të dënohet sulmi në veri të Kosovës, Tabaku thotë se kjo nuk duhej të ishte zvarritur, pasi ende nuk kanë nisur bisedimet për përmbajtjen e rezolutës që pritet të kalojë në Kuvend më 12 tetor.

“Nuk duhej të kishim debate për Kosovën, duhej të mblidheshim për të mbështetur parlamentin e Kosovës. Patëm debate edhe në Konferencën e Kryetarëve edhe në Kuvend më shumë për procedurë, ende nuk jemi ulur ta diskutojmë përmbajtjen e rezolutës. Kosova është e interesuar ta ketë Shqipërinë në krah. Do ti kishim bërë nder Kosovën nëse s’do kishim debatuar por të kishim rënë dakord për ta mbështetur me një rezolutë që ka një qëndrim të njëjtë me atë të Kuvendit të Kosovës”.

Në një intervistë televizive, deputetja Tabaku tha se qeveria shqiptare ka dështuar të ketë një koordinim me qeverinë e Kosovës.

“Të gjithë kanë qenë të shqetësuar në lidhje me sjelljen e qeverisë shqiptare. Duhet të kishte një koordinim me qeverinë e Kosovës. Kjo është një çështje që i takon Kosovës se si e trajton këtë çështje, qëndrimet që mban. Qeveria shqiptare ka dështuar të ketë një koordinim me Kosovën. E papranueshme që Shqipëria në disa raste të dalin kundër Kosovës, por deklarata që NATO të marr në administrim veriun, tejkalonte çdo parim të mirë diplomatik, por tejkalonte edhe ato parime që Shqipëria dhe Kosova nuk i ka tejkaluar kurrë në këto vite”, tha Tabaku.

Deputetja Tabaku, si edhe deputeti i CDU Knut Abraham, kanë propozuar miratimin e një rezolute në Këshillin e Europës që dënon sulmin në Kosovë.

“Kemi prezantuar një rezolutë që do diskutohet javës që vjen në Këshillin e Europës, dënon sulmin që ndodhi në veri, vlerëson mënyrën se si Kosova e menaxhoi situatën e vështirë, dënon Serbinë për qëndrim e mbajtur dhe ditën e zezë. I kërkon Kosovën të bëjë transparente të gjitha provat me KFO dhe EULEX, kërkon një hetim që ti japë dritë dhe kërkon nga Serbia që ta dënojë aktin”, tha Tabaku.

Paraardhëse

Erion Veliaj pret ish-kampionin e shahut, Garry Kasparov: Tirana, një derë dhe zemër e hapur për ju, mirënjohje për aktivizmin tuaj

Pasardhëse

Sulmi në Izrael, Edi Rama: Shqipëria e dënon ashpër, të vendosur kundër terrorizmit, Hasani: Mendimet tona me familjarët e viktimave

Pasardhëse

Sulmi në Izrael, Edi Rama: Shqipëria e dënon ashpër, të vendosur kundër terrorizmit, Hasani: Mendimet tona me familjarët e viktimave

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.