• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj pret ish-kampionin e shahut, Garry Kasparov: Tirana, një derë dhe zemër e hapur për ju, mirënjohje për aktivizmin tuaj

7 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për herë të parë, Shqipëria është vendi pritës i Kupës Europiane të Shahut, eventi prestigjioz më i rëndësishëm në Europë, i cili ka sjellë në vendin tonë edhe legjendën botërore të shahut, ish-kampionin Garry Kasparov.

Kasparov u prit në takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dhuroi atij “Çelësin e Qytetit”.

Gjatë takimit, kryebashkiaku Veliaj kujtoi qëndrimet e mëhershme të Kasparovit si aktivist, por edhe si mbështetës i zëshëm i Ukrainës.

“Sot nuk e kemi luksin të jemi indiferentë. Secili duhet të përpiqet, duhet të ketë një qëndrim. Ndaj, të falënderoj për qëndrimet e tua. Për shumë prej nesh, që kemi qenë studentë në vitet 2000-2001 dhe kemi lexuar shkrimet e tua, ju keni qenë zëri i parë i fortë që tregoi se ç’përfaqëson Rusia, Putini dhe filozofia e një perandorie të mbetur në tentativë. Ndonjëherë, shumë personalitete do të donin të mos u dilte profecia, por fatkeqësisht profecia doli. Ajo që parashikohej, apo ajo që ju e ndjetë që në fillim, i ndodhi sot Ukrainës dhe pavarësisht se ne themi “Never Again” [Kurrë më], prapë ndodhin të njëjtat gjëra, që historia i harron shumë shpejt. Në një shenjë miqësie dua t’ju dhuroj ‘Çelësin e Qytetit të Tiranës’, për respektin që kanë jo vetëm sportistët, por edhe aktivistët, për rolin tuaj, si simbol i një dere, zemre dhe mendje të hapur, për t’ju kujtuar se do të keni gjithmonë një shtëpi në Tiranë, ku e duan sportin dhe aktivizmin tuaj të jashtëzakonshëm”, u shpreh Veliaj.

Garry Kasparov, vlerësoi mbështetjen dhe kontributin e Tiranës për Ukrainën, teksa shtoi se vende shumë herë më të pasura dhe më të fuqishme nuk po bëjnë sa duhet për popullin ukrainas.

“Asgjë nuk më jep më shumë kënaqësi se sa kur shoh se si qyteti që dikur jetoi në errësirë, i izoluar nga pjesa tjetër e botës, tani po tregon pasion për të promovuar lirinë. Jam i lumtur për mbështetjen që i keni dhënë popullit ukrainas sepse Ukraina është tashmë në vijën e parë të kësaj beteje të pambarimtë, midis lirisë dhe terrorit. Këtu, në Tiranë, ndihem mes miqsh! Disa qytete, përfshirë edhe tuajin, po bëjnë shumë më tepër sesa shumë qytete të pasura, të cilat thjesht kërkojnë justifikime dhe jo të veprojnë me vendime. E vlerësoj mbështetjen tuaj në këto vite të errëta, ndihmën për të fuqizuar kërkesën tonë për liri. Vajte-ardhjet në Tiranë duket sikur më japin energji për punën time, për Ukrainën dhe për miqësinë tonë”, tha Kasparov.

Garry Kasparov, është një kritik i zëshëm i Putinit për më shumë se një dekadë, duke udhëhequr opozitën pro-demokratike në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008.

Paraardhëse

Viti i ri akademik, Universiteti i Tiranës thirrje studentëve: Ende kuotat të lira, nxitoni të regjistroheni

Pasardhëse

Sulmi në Veri, Jorida Tabaku: Qeveria e Shqipërisë dështoi me qëndrimin e saj, duhej të koordinohej me Kosovën

Pasardhëse

Sulmi në Veri, Jorida Tabaku: Qeveria e Shqipërisë dështoi me qëndrimin e saj, duhej të koordinohej me Kosovën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.