• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“The Guardian”: Një plan BE-Britani e Madhe-Shqipëri për të luftuar trafikun ilegal të qënieve njerëzore

6 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria ëshë bërë pjesë thelbësore e një plani europian kundër trafikut ilegal të qenieve njerëzore duke iu përgjigjur një politike të imponuar në samitin e Granadës nga Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

BE-ja ka bashkuar forcat me Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipërinë, për të shtrirë luftën kundër trafikut të njerëzve në të gjithë kontinentin, pas ndërhyrjeve të forta nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe kryeministri britanik, Rishi Sunak në samitin e 47 liderëve evropianë në Spanjë, shkruan the Guardian.

Plani është konfiguruar në prag e samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Granada me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderët e Francës, Holandës dhe Shqipërisë-Emmanuel Macron, Mark Rutte dhe Edi Rama-që iu bashkuan kryeministrave të Italisë dhe Britanisë së Madhe.

Nuk janë zbardhur ende detaje të planit por presidenti Macron, i tha gazetarëve se kanë rënë dakord në një plan prej 5 pikash për të ndërtuar dhe më pas përcjellë tek të gjithë vendet anëtarëe të EPC, për të krijuar luftën e parë të bashkërenduar në mbarë kontinentin kundër kontrabandistëve të njerëzve.

Plani do të trajtojë jo vetëm luftën e trafikantëve që operojnë me varka në Mesdhe dhe në kanalin e LaManshit por gjithashtu edhe krimin e organizuar në Evropën më të gjerë.

“Ne do ta zgjerojmë këtë format dhe këtë qasje, sepse ka shumë më tepër kuptim pasi do të kemi koalicion vullnetarësh: anëtarë të BE-së, Komisionit Evropian plus Shqipërinë dhe Britaninë e Madhe dhe të gjitha vendet e tjera të gatshme për t’iu bashkuar iniciativës”, tha ai.

“Pra, ne do të përgatisim një dokument prej pesë pikash dhe propozojmë që anëtarët e tjerë të EPC të mund të bashkohen nëse dëshirojnë”, shtoi ai.

Plani u pa si një miratim për fushatën e Sunak për të detyruar përfshirjen e çështjes së migracionit në rendin e ditës në samitin që zgjati për gati 11 orë.

Për shkak të një mosmarrëveshjeje diplomatike me vendin pritësë, Spanja, kjo cështje mungoi në agjendë deri të mërkurën mbrëma (4 tetor) kur u zbulua se Sunak dhe Meloni kishin arritur ta detyronin që çështja të përfshihej në agjendë

Më herët gjatë ditës, pati zëra që vinin në dilemë dhe eksizstencën në të ardhmen e Komitetit Politik Europian, pasi Sunak anuloi një konferencë për shtyp pikërisht për këtë,

Një diplomat raportoi se kryeministri britanik, ishte i indinjuar pse migracioni nuk ishte në krye të agjendës dhe nuk mund ta kuptonte pse, pasi konsiderohet të jetë tema më e nxehtë politike si në BE ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Sunak po kërkon gjithashtu, garanci se migrimi do të mbetet prioriteti në samitin e ardhshëm të Komitetit Politik Europian, i cili është planifikuar të mbahet në Londër qershorin e ardhshëm.

Mendimi i tij ishte nëse migracionu nuk është fokusi në Komitetit të vitit të ardhshëm, nuk ka kuptim pse të mbahet,”tha një diplomat i lartë. “Por ne jemi të bindur se do të ndodhë. Sunak i duhet vetëm që të punojë për të në mënyrë që të marrë zotimin për ta mirëpritur këtë Komitet”, shtoi diplomati.

Burimet thonë se ai ishte gjithashtu ai është i indinjuar pse marrëveshja e re me agjencinë e mbrojtjes së kufijve të BE-së, Frontex, e cila do t’i jepte Mbretërisë së Bashkuar akses në inteligjencën e BE-së, nuk ishte nënshkruar ende.

Një burim tjetër tha se Sunak nuk organizoi konferencën, për shkak se “po i jepte përparësi takimeve me homologët e tij për të diskutuar mbi migracionin” dhe vuri në dukje se ai kishte dhënë më shumë se 40 intervista javën e kaluar, gjatë konferencës së partisë Konservatore.

Megjithatë, Sunak ka refuzuar të japë një datë se kur do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar takimi i radhës i Komitetit Politik Europian.

Por pas futjes së ҫështjes së migracionit në axhendë, Britania e Madhe, BE dhe Shqipëria do të punojnë tani për zbatimin e planit të tyre prej pesë pikash dhe ftuan të 17 anëtarët e Komitetit që nuk janë anëtare të BE-së, për t’u bashkuar me një aleancë në mbarë kontinentin kundër kontrabandistëve të njerëzve.

Ata do t’u ofrojnë vendeve të tjera ndihmë, për të forcuar kufijtë e tyre dhe për të mbyllur trafikun e njerëzve përmes shkëmbimit të informacionit dhe strategjive të përbashkëtare policore dhe të sigurisë.

Një dokument informues i parë nga Guardian, zbulon se ata do të punojnë në forcimin e misioneve të kërkim-shpëtimit, për të shmangur përsëritjen e tragjedisë greke verën që lamë pas ku humbën jetën qindra persona.

Përveç kësaj, ata do të intensifikojnë përpjekjet në Afrikë me “partneritete gjithëpërfshirëse me vendet kyçe për të adresuar shkaqet rrënjësore të migracionit”.

Dhe ata janë zotuar të punojnë në “mundësitë për pranim dhe zhvendosje humanitare të atyre që kanë të drejtë për mbrojtje”.

Ndërkohë në BE aktualisht janë në pritje 600 000 kërkesa për azil, për të cilat shpresohet që të trajtohen me kuota mes vendeve anëtare të BE-së, e ku Shqipëria dhe Britania nuk bëjnë pjesë.

Paraardhëse

Tashmë të verbërit shijojnë artin, suedezi sjell risinë e përshkrimit zanor, programi që do i bëjë të ndjekin shfaqje e filma

Pasardhëse

Varhelyi nga Tirana: KE, plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik europian

Pasardhëse

Varhelyi nga Tirana: KE, plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik europian

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.