• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj pret kryetarin e Bashkisë së Bolonjës: Rrisim bashkëpunimin mes dy qyteteve

5 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim homologun e tij, kryetarin e Bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore, me të cilin bisedoi rreth shkëmbimit të eksperiencave mes dy qyteteve.

Ai nënvizoi faktin se shumë shqiptarë që kanë zgjedhur të jetojnë në Bolonja, tashmë kanë një histori suksesi atje dhe janë integruar mjaft mirë.

“Bolonja është një shtëpi e dytë për shumë shqiptarë. Më vjen mirë që, edhe kryetari i grupit të këshilltarëve të Bolonjës, Ditjoni, është shqiptar. Jemi në fazën ku shqiptarët janë integruar, dhe qytete si Bolonja, jo vetëm na presin me derë të hapur, por edhe me mendje e zemër të hapur. I kanë bërë shqiptarët të ndihen në shtëpi, të prodhojnë histori suksesi, disa prej tyre janë punëmarrës, disa prej tyre sipërmarrës, disa të tjerë po angazhohen në politikë. Shembulli më ideal i integrimit të një komuniteti emigrantesh është Bolonja, Italia, ku shqiptarët vërtet kanë bërë progres, edhe vërtet janë bërë pjesë e stofit të atij komuniteti”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha lajmin e mirë të shtimit të numrit të fluturimeve direkte, jo vetëm me Bolonjën, por me rreth 50 qytete të ndryshme të Italisë, kjo për shkak të fluksit të turistëve italianë drejt Shqipërisë dhe Tiranës.

“Shtimi i linjave “loë cost” do ta bëjnë më të thjeshtë komunikimin mes nesh. Në vend që të na ndajë Adriatiku, është një det që na bashkon. Italia është shumë e rëndësishme për ne. 35% e bilancit tonë ekonomik janë shkëmbimet tregtare me Italinë. Është një histori e jashtëzakonshme suksesi. Por, duam që ashtu siç është në nivel shteti, të jetë edhe në nivel të dy qyteteve tona”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore, tha se qyteti i tij është i interesuar të bashkëpunojë me Tiranën në fushën e arsimit, turizmit dhe transportit urban.

“Tirana dhe Bolonja janë dy qytete të reja, me rëndësi për Europën dhe Mesdheun. Kemi vendosur të punojmë së bashku për çështje të ndryshme. Në Bolonjë gjendet Universiteti më i vjetër i Perëndimit dhe ka mirëpritur shumë të rinj shqiptarë. Nisur nga ky fakt, duam të shpalosim të gjithë energjinë që kemi, sa i përket kulturës, sipërmarrjes, nismave për gjelbërimin. Duam të punojmë së bashku për transportin publik, të drejtën për strehim, për promovimin e një turizmi të qëndrueshëm. Pra, mendojmë që Bolonja dhe Tirana mund të kontribuojnë shumë në këto aspekte”, përfundoi kryebashkiaku Lepore.

Paraardhëse

Samiti në Spanjë, Rama për tensionet në veri të Kosovës: Prezenca e KFOR-it në kufi gjë e mirë, duhen marrë masa para se të jetë vonë

Pasardhëse

“SPAK ka ndezur motorët” Braho vlerëson Altin Dumanin: Ka flakur frikën, u jep zemër bashkëpunëtorëve

Pasardhëse

"SPAK ka ndezur motorët" Braho vlerëson Altin Dumanin: Ka flakur frikën, u jep zemër bashkëpunëtorëve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.