• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Dritan Abazoviç, i kërkon BE-së ta ringjallë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor

5 October, 2023
në Kosovë, Lajme, Rajon
0
epa08691857 Deputy Dritan Abazovic, President Civic Movement United Reform Action and the leader of the coalitions 'Black or white' after the inaugural session of the National Assembly in Podgorica, Montenegro, 23 September 2020.. Lawmakers held the first session in the Montenegro parliament after the 30 August elections amid the spread of the coronavirus that causes the COVID-19 disease.  EPA-EFE/BORIS PEJOVIC

epa08691857 Deputy Dritan Abazovic, President Civic Movement United Reform Action and the leader of the coalitions 'Black or white' after the inaugural session of the National Assembly in Podgorica, Montenegro, 23 September 2020.. Lawmakers held the first session in the Montenegro parliament after the 30 August elections amid the spread of the coronavirus that causes the COVID-19 disease. EPA-EFE/BORIS PEJOVIC

8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç , tha të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet të ringjallë procesin e zgjerimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Poloni, Abazoviç paralajmëroi se BE-ja duhet të mbajë derën e hapur për anëtarët e rinj mes shqetësimeve të sigurisë.

“Sot kemi një situatë kur Federata Ruse bën agresion ndaj Ukrainës. E njëjta gjë mund të ndodhë nesër në Ballkanin Perëndimor”, tha Abazoviç.

Gjashtë vende-Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Serbia, janë në faza të ndryshme të integrimit në bllok.

Abazoviç i tha se nëse nuk e shfrytëzojmë këtë momentum për të ndërtuar një koalicion më të fortë, në kuadër të mbrojtjes së vlerave parimore dhe universale, “mendoj se do të jemi në probleme shumë të mëdha në periudhën e ardhshme”.

“Mendoj se BE-ja duhet të ringjallë procesin e zgjerimit. Nëse BE-ja dëshiron të qëndrojë tërheqëse për anëtarët e rinj, nëse do të mbetet tërheqëse… mendoj se BE-ja duhet të marrë atë vendim për ta bërë procesin e zgjerimit të gjallë përsëri”, deklaroi kryeministri malazez.

Ai tha se BE-ja duhet të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor, por edhe për të gjitha vendet e tjera evropiane, përfshirë Ukrainën, të cilat, tha ai, duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe në këtë kuptim të ofrojnë më shumë siguri.

“Nëse nuk e bëjmë këtë, do të japim mundësinë për ndikimin e Rusisë, për ndikimin e Kinës, ndoshta për ndikimin e palëve të treta.. dhe në fund të ditës kjo do të jetë çështja jo vetëm e sigurisë së vendeve që në këtë moment kanë statusin e kandidatit dhe nuk janë në BE, por do të jetë problem i madh për vendet që janë brenda familjes së madhe evropiane”, theksoi Abazoviç i

Në vitin 2013, Kroacia, gjithashtu një vend i Ballkanit Perëndimor, u bë anëtari më i ri i BE-së.

Që atëherë, përparimi ka ngecur.

Serbia dhe Mali i Zi, ishin vendet e para të Ballkanit Perëndimor që nisën negociatat e anëtarësimit, të ndjekur nga Shqipëria dhe Maqedonia vitin e kaluar.

Bosnja dhe Kosova kanë filluar vetëm hapin e parë të procesit të integrimit.

Lufta në Ukrainë e ka vendosur integrimin e Ballkanit Perëndimor lart në agjendën e bllokut, ndërsa BE-ja punon për të rigjallëruar procesin e saj të zgjerimit.

Ukraina gjithashtu po kërkon të bashkohet me bllokun.

Paraardhëse

Lulzim Basha i përgjigjet Spiropalit: Ku e keni Ramën, të vijë të japë llogari në Kuvend! Juve u intereson teatër

Pasardhëse

Tension në Kuvend, flet Elisa Spiropali: Sali, Frojdi do dështonte para një pacienti si ty

Pasardhëse

Tension në Kuvend, flet Elisa Spiropali: Sali, Frojdi do dështonte para një pacienti si ty

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.