• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Lajme

Karshillëku amerikan i Fatmir Mediut ndaj drejtësisë

30 September, 2023
në Lajme, Opinion
0
105
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga; Mero Baze

Fatmir Mediu, i cili një ditë më parë kishte seancë në gjykatë rreth tragjedisë së Gërdecit, sot poston nga SHBA foto me dy biznesmenë shqiptaro-amerikanë në Amerikë, të cilët u kanë zënë pritë tek kafja e Kongresit dy- tre kongresmenëve, që janë në hall të tyre dhe nuk e kanë idenë përse po fotografohen duke bërë shqiponjën bashkë me ta.

Por për më tepër arsyeja përse Mediu paska dalë në foto me tre njerëz në Kongresin amerikan, paska qenë dislokimi i ushtrisë serbe në Kufi me Kosovën dhe Fatmir Mediu paska bërë thirrje që ata të largohen andej.

Tani ky dislokimi i ushtrisë serbe në Kufi me Kosovën është vërtet një provokim i rëndë, por serbët e kanë marrë aq të fortë paralajmërimin nga NATO, nga Shtëpia e Bardhë dhe vendet e BE, sa kamionët ndërkohë janë nisur të zbythen e të kthehen nga kanë ardhur.

Gjasat që Serbia të sulmojë Kosovën, e cila është ende nën mbrojtjen zyrtare të NATO, janë të barabarta me gjasat që Partia Republikane në Shqipëri të sulmojë qeverinë dhe ta rrëzojë.

Natyrisht mundësi për tension ka, por gjasa që një këmbë serbi të shkelë në Kosovë duke mundur NATO-n janë zero.
Ndaj është mirë që zoti Mediu ta ndërpresë këtë vizitën e tij historike në SHBA dhe të kthehet i qetë në atdhe.

Edhe pa shkuar ai në SHBA, vetë SHBA zyrtare, jo ata tre njerëzit që ka nxjerr pa mendje në foto, i kanë marrë masat ta mbrojnë Kosovën.

Madje i kanë marrë gjithmonë, dhe kur ndonjë udhëheqës në Kosovë do të shpëtojë Kosovën nga “pushtimi amerikan”.

Për këtë zoti Mediu duhet siguruar që të jetë i qetë dhe ata dy shokët e tij biznesmenë të mos harxhojnë para kot për foto kaq të shtrenjta.

Nuk di ç’punë tjetër mund të ketë në SHBA, por meqë ka vajtur, le të kalojë një natë dhe tek klubet e natës të këtij shokut të tij në Teksas dhe të kthehet, pasi rreziku në Veri do të tejkalohet dhe pa ndihmën e tij.

Të kthehet se në datën 3 shtator ka gjyq prapë, dhe prokuroria ka thirrur dëshmitar edhe Shkëlzen Berishën.

Ndryshe nga Mediu, ai nuk ka luksin të shkojë në SHBA dhe të na postojë foto prej andej.

Madje tani as gruaja e tij s’bën dot foto nga hotelet luksoze në Kaliforni si dikur.

Kështu që ngjan pak si diskriminim që ai si i akuzuar i ngjarjes bën foto nga SHBA, kurse ai tjetri që e ka pas shërbëtor Mediun, nuk bën dot foto as nga SHBA, as nga Anglia.

Nuk është mirë të krijohen përçarje për xhelozi, se gjyqi është përpara dhe gjykata do verifikojë dëshmitë e Shkëlzenit dhe Mediut më 2008, kur flisnin të sigurt gënjeshtra që si verifikonte njeri, me ato që do thonë tani.

Fjala vjen Shkëlzeni ka pas thënë që se ka takuar apo folur kurrë me Delijorgjin, por tani ka fakte që e ka bërë këtë çdo ditë.

Dikur ka thënë se ka shkuar 42 herë në zyrë të Mediut fare rastësisht, por tani ka fakte që nuk janë rastësi.

Shoku i tij Rahmani ka thënë se nuk ka dëgjuar kurrë për Gërdecin, por në dosje ka shkresa që është përfaqësues i kompanisë amerikane në Gërdec.

Pra kanë shumë punë përpara dhe u duhet unitet dhe koordinim, më shumë se sa udhëheqësve në Kosovë për të përballuar sulmin hipotetik të Serbisë.

Ata së paku kanë vetë Perëndimin dhe SHBA. Dhe i kanë realisht.

Kanë, jo vetëm fjalët e tyre, por dhe fuqinë e tyre.

Mediu nuk e ka me vete SHBA në këtë histori, as me fjalë, as me foto, as me mesazhe.

E ka kundër, ka vetëm disa fotografi në SHBA me disa njerëz që flasin anglisht.

Nuk i bën shumë punë në gjyq.

Ndaj është mirë të kthehet.

Nëse ka shkuar vërtet për Kosovën të kthehet i qetë se Kosova është në duar të sigurta sa të ketë me vete SHBA, NATO dhe Bashkimin Evropian.

Se edhe Vuçiqi, ka foto me amerikanë shumë më të rëndësishëm se këta të Mediut, por nuk i ka me vete.

Kthehu Fatmir!

Kosova është e sigurtë që del e fituar në betejën me Serbinë.

Ty më shumë punë mund të të bëjë gjyqtarja, që duket që të ka me sy të mire, se sa SHBA.

Paraardhëse

Fëmijët e Klodiana Vefës marrin pjesë në homazhet për nënën e tyre, kryebashkiaku italian: Nuk do t’ju lëmë vetëm

Pasardhëse

Parashikimi i motit 1 Tetor 2023, kthjellime dhe temperatura të larta

Pasardhëse

Parashikimi i motit 1 Tetor 2023, kthjellime dhe temperatura të larta

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.