• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Aeroporti i Kukësit s’ka fluturime, humbja në 2022 rreth 1.5 milionë euro

27 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
35
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në aeroportin e Kukësit nuk po kryen më fluturime. Këtë mund ta konfirmosh qartësisht nga faqja e internetit e vetë këtij aeroporti ku nisjet dhe mbërritjet rezultojnë pa asnjë fluturim si në ditën aktuale edhe për të nesërmen.

Kjo është një situatë ekstremisht e ndryshme në raport me aeroportin e Tiranës ku si efekt i turizmit frekuenca e fluturimeve ka qenë tepër e lartë.

Teksa ende interesi turistik për vendin mbetet i lartë, mungesa e fluturimeve nga Kukësi tregon se përpara paraqitet sfida e tërheqjes së operatorëve drejt këtij aeroporti ku më herët kryenin fluturime Air Albania dhe Wizz Air.

Koncesioni për aeroportin e Kukësit ashtu siç edhe ishte paralajmëruar më herët duket se nuk po rezulton shumë fizibël. I dhënë për një afat 35 vjeçar ky koncesion ka shënuar në vitin 2022 një humbje 159 milionë lekë apo rreth 1.5 milionë euro( 1 euro=107 lekë).

Kjo humbje u rrit me 1.5 herë në raport me humbjen e shënuar në vitin 2021 sipas të dhënave nga bilanci të raportuara nga kompania në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Të ardhurat nga aktiviteti dytësor i parë ishin 79 milionë lekë apo rreth 743 mijë euro. Këto të fundit janë rritur me 1.2 herë në raport me vitin paraardhës 2021.

Deri në dhjetor 2022 në aeroport raportoheshin 77 persona të punësuar, një staf me rritje në raport me fundin e vitit 2021 kur raportoheshin 69.

Vlera e mbetur e koncesionit më 31 dhjetor 2022 është 1.73 miliardë lekë me rritje në raport me 2021 kur raportohej 1.51 miliardë lekë.

Teksa hapja e një aeroporti të dytë u cilësua shumë i rëndësishëm nga qeveria duke justifikuar kështu koncesionin me kalimin e kohës Kukësi u lakua se do të ishte vetëm një aeroport sezonal. E në fakt fluturimet që janë kryer shpesh kanë ndalur dhe rifilluar por sigurisht frekuenca e fluturimeve apo numri i operatorëve nuk ka ardhur në rritje duke ngritur pikëpyetje mbi ecurinë afatgjatë të këtij partneriteti publik privat dhe kthimin e tij një aeroport fitimprurës.

Në fund të këtij viti në vend pritet që të vijë një tjetër operator low cost por prania e tij është konfirmuar për Tiranën nga ku do të operojë në disa destinacione.

Koncesioni i aeroportit të Kukësit

Në mars të vitit 2019 Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për Aeroportin e Kukësit. Procedura e tenderimit u krye në dhjetor të vitit 2018 dhe fitues doli bashkimi i përkohshëm i kompanive Global Technical Mechanics sh.p.k (tashmë zotëron 100% të aksioneve). dhe Bami sh.p.k. Kohëzgjatja e koncesionit është 35 vite kurse kohëzgjatja e punimeve dhe afati i vënies në punë është 24 muaj. Vlera e rehabilitimit ishte rreth 8 milionë euro. Fluturimet nga aeroporti i Kukësit nisën zyrtarisht në korrik 2021 me disa destinacione ku fillimisht Zvicra dhe më pas nga Londra./monitor

Paraardhëse

A qëndron vërtet çamçakëzi në stomak për 7 vjet? Çfarë ndodh nëse e gëlltisim

Pasardhëse

Dasma kthehet në tragjedi, 100 të vdekur dhe 150 të lënduar pas zjarrit në lokal

Pasardhëse

Dasma kthehet në tragjedi, 100 të vdekur dhe 150 të lënduar pas zjarrit në lokal

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.