• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Andi Bejtja: Albin Kurti është Oso Kuka i ditëve të sotme, le të tallet tani Edi Rama, e bëri të vinte duart në kokë

26 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
931
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Andi Bejtja shkruan se me zhvillimet e fundit në Kosovë, u vërtetua që Albin Kurti kishte të drejtë me qendrimet që ka mbajtur muajt e fundit.

Sipas tij, Albin Kurti është vërtet Oso Kuka i ditëve të fundit, siç e ironizonte Edi Rama kohë më parë.

“Pas sulmit terrorist serb dhe menaxhimit profesinal që i bëri shteti i Kosovës, akrepat e historisë po lëvizin politikisht e diplomatikisht jo thjesht në kahjen që do Albin Kurti, por në rrugën që i duhet Kosovës të ecë.

Në fakt kjo që ndodhi, nuk është as më pak e as më shumë vec një “diplomë” që dëshmon se Albin Kurti ka patur të drejtë në kokëfortësinë e treguar në tryezën e dialogut, ka patur të drejtë në skicimin e qëllimeve të Serbisë dhe portretit të Vuçiçit, jo pak herë i perceptuar me dashje dhe pa dashje nga Perëndimi si “djali që i bën detyrat e shtëpisë”, se ka patur të drejtë në kritikat ndaj dy negociatorëve Lajcak dhe Borel që për Serbinë kanë mbajtur në dorë vetëm medalje, ndërsa për Kosovën vetëm gozhda, që ka patur të drejtë për qëndrimet gati farefisnore pro serbe të ambsadorit amerikan në Beograd, që ka patur të drejtë me Eskobar, me kryeministrin e Shqipërisë që nuk i doli njëherë në krahë si burrë Shqipërie, por vec i hidhte vaj rrugës kakinës së Kurtit, duke i dhënë një dorë asaj politike që donte ta përkufizonte kryeministrin e Kosovës të çmenduar e të izoluar në kanceleritë e botës.

Në historinë e diplomacisë botërore, nuk besoj të gjendet rast i dytë që një kryeministër i një vendi me as më pak e më as më shumë se 2 milionë banorë dhe jo më shumë se dy dekada e gjysëm përvojë shtetformuese të arrijë t’i bëjë “Reset Factory” si telefonit europian, ashtu edhe atij amerikan, herë pas here të pushtuar nga viruse serbe.

Ej paramendojeni, Kurti arriti deri aty sa dhe babaxhanin më të madh ndaj Vucicit, Edi Ramën, ta bënte sot të vinte duart në kokë me vendimin e tij për të shpallur ditë zie për terroristët e vrarë.

Pa ndershmërinë e Kurtit, pa rezistencën e tij, daç dhe kokëfortësinë nëse doni, jo vetëm Rama nuk do ishte detyruar ta shikonte Vuçiçin me ato sy që në fakt duhet ta kishte parë më kohë, por edhe një pjesë jo e vogël e diplomacisë euro-atlantike, fut ktu Lajcak, Borel, Eskobar & CO.

Me këtë Vuçiç që pamë këto ditë, që shpalli ditë zie për terroristët, që shfrynte si adoleshent “edhe sikur të na vrasin të gjithëve, nuk do e njohim Kosovën”, Albin Kurti me ndershmërinë dhe koherencën, jo vetëm ndriçoi shumë anë të errëta që jo gjithkush edhe me dashamirësi edhe pa dashamirësi nuk donte t’i shihte, por ridemensionoi dhe politikën europiane, dhe atë amerikane në favor të Kososvës.

Ridemensionoi aktualisht edhe tryezën e dialogut Kosovë-Serbi, dialog i cili tashmë, ndryshe nga dje në partencë është në favor të Kosovës, në qoftë se ndonjë ditë do të ketë kuptim të ulen në tavolinë. Nuk ka asnjë dilemë, Oso Kuka jo vetëm nuk mbeti vetëm i rethuar në Kullë, por tashmë ka dalë në baçe, por me sa duket i bëri “Reset Factory” dhe atij që për ta portretizuar si të çmendur dhe të izoluar e quajti jo pa mllef Oso Kuka.

Pikë: nuk ka nevojë për tryezë ndërkombëtare”, shkruan ai.

Paraardhëse

“Diferenca në Kukës e frikshme, opozita copë copë”, Aleksandër Biberaj: Sa të jetë Berisha do të shkojmë nga humbja në humbje

Pasardhëse

Serbia ditë zie për agresorët, Rama: E papranueshme

Pasardhëse

Serbia ditë zie për agresorët, Rama: E papranueshme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.