• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ilir Meta: Presidenti serb është vendosur në anën e minuesve të dialogut Kosovë-Serbi

26 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë sot lidhur me aktin terrorist që u krye së fundmi ndaj Kosovës, vlerësoi qëndrimin e vendosur të Qeverisë së Kosovës dhe akuzoi Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si minuesin e dialogut të sinqertë midis vendeve.

“Kosova ka përjetuar këto ditë një tension të jashtëzakonshëm për shkak të sulmeve të orkestruara dhe kriminale ndaj Policisë dhe sigurisë publike të saj, – tha Ilir Meta. – Është tashmë shumë e qartë që kjo veprimtari kriminale ka si qëllim të vetëm, destabilizimin e situatës dhe krijimin e një tensioni të përhershëm.

Ne të gjithë jemi të tronditur nga pamjet e arsenalit luftarak tepër të madh të agresorëve, të sekuestruar nga tashmë nga forcat e Policisë së Kosovës, që janë një provë e pakundërshtueshme e një veprimtarie kriminale të mirëmenduar dhe të mirë organizuar për qëllime të larta politike.

Këto akte të dhunshme ishin realisht sulme nga autoriteteve legjitime të Kosovës dhe për të dobësuar sundimin e ligjit në Kosovë.

Me gjithë situatën shumë të komplikuar, duhet të përshëndes edhe një herë qëndrimin profesional dhe të vendosur të Policisë dhe të qeverisë së Kosovës, që arritën të neutralizojnë këto sulme të dhunshme kriminale dhe të rivendosnin rendin publik në një kohë shumë të shpejtë.

Njëkohësisht dua të vlerësoj si të papranueshme, deklaratat e Presidentit Vuçiç, i cili publikisht deklaroi edhe pas këtij sulmi, se nuk do ta njohë kurrë, as në mënyrë formale dhe as në mënyrë informale, Kosovën si shtet sovran i pavarur.

Kjo deklaratë e tij e bërë menjëherë pas këtij sulmi kriminal është një provë e qartë e mungesës së plotë të vullnetit për një dialog të sinqertë midis Serbisë dhe Kosovës, dialog, i cili do t’i jepte zgjidhje problemeve të mbetura pezull.

Presidenti i Serbisë për fat të keq është i vendosur në anën e minuesve të këtij dialogu në funksion të qëllimeve të tij politiko-nacionaliste që nuk i shërbejnë aspak paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë si dhe normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë,” nënvizoi Ilir Meta.

Paraardhëse

Einxhel dhe Dagz i dedikojnë njëri-tjetrit tatuazhin domethënës

Pasardhëse

Rama këshillon mikun e tij Vuçiç: Bëre gabim që shpalle zi kombëtare

Pasardhëse

Rama këshillon mikun e tij Vuçiç: Bëre gabim që shpalle zi kombëtare

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.