• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Këshilli i Sigurimit nuk ka fuqi”, ambasadori i Ukrainës në OKB: Shqipëria shumë e fortë, e shijuam si e trajtoi Nebenzya-n që dridhej

25 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
68
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Për mbasadorin e Ukrianës në OKB, Sergiy Kyslytsya, Ukraina është tashmë pikë kryesore e Këshillit të sigurimit, prej shkurtit të vitit të shkuar.

Duke folur për emisionin Real Story, ambasadori Kyslytsya tha se problemi me Këshillin e Sigurimit është se nuk ka fuqinë e nevojshme për të detyruar agresorët.

“Është e vërtetë se Ukraina është pika më e rëndësishme e rendit të ditës në Këshillin e Sigurimit. Dhe gjithnjë e më shumë, që prej mbrëmjes së 23 shkurtit të vitit të shkuar. Siç e dini Këshilli i Sigurimit nuk mund të reagojë me mandatin e saj kur bëhet fjalë për parandalimin në faza të hershme dhe ndalimin e luftës në Ukrainë. Kryesisht kjo ndodh sepse federata ruse është lejuar të ushtrojë të drejtën e vetos sovjetike, por jo vetëm. Nëse imagjinojmë një situatë ku Rusia zhvishet nga e drejta për veto vendimarrje dhe ne kemi mundësinë të miratojmë vendime, le të themi, me një kërkesë për të ndaluar menjëherë luftën dhe tërheqjen e trupave të armatosura ruse nga Ukraina. Vendimet miratohen dhe dërgohen menjëherë te Putin në Kremlin. Ai e lexon vendimin, mendoni se menjëherë do të ngrejë telefonin qeveritar dhe do i thotë ministrit të mbrojtjes të tërhiqen? Jo, nuk do të ndodh. Problemi me Këshillin e Sigurimit është se nuk ka fuqinë e nevojshme për të detyruar agresorët. Dhe në rastin specifik, agresorin që ulet në karrige me anëtarët e qeverisë për të implementuar vendimet.” Tha ai ndërsa vlerësoi kryesisht kryesimin e Shqipërisë në mbledhjen e këshillit të sigurimit.

“Për t’i dhënë meritën Shqipërisë, Shqipëria është shumë e fortë. Që prej fillimit. Kryeministri juaj është një person shumë i fortë, jo vetëm në këndvështrimin e paraqitjes por edhe integritetit të pozicionit të tij. Shumë prej nesh, e shijuam si e trajtoi Nebenzya-n që dridhej. Nëse ktheheni pas dhe shihni xhirimin e fjalës së Nebenzya, ishte duke u dridhur në kuptimin e parë të fjalës. Nuk ishte i sigurt në atë që po thoshte. Ajo u bë shumë mirë, por jo në mënyrë konvencionale, sepse kjo ishte dhe pika ku po mëshonte Nebenzya. Ai shprehu se kryeministri juaj duhet të qëndronte në mënyrë rigoroze në kornizën e rolit të tij si president i Këshillit të Sigurimit.

Durimi i Zelensky vjen se nuk është hera e tij parë, pasi ai ka marrë pjesë në debatin e Këshillit të Sigurimit nëpërmjet linkut të videos më parë. Por është e vërtetë që ishte hera e parë që ai merrte pjesë në takim personalisht. Mendoj se ai e vlerësoj dedikimin e Shqipërisë në trajtimin e situatës, por dhe shumë president dhe liderë botëror në këtë dhomë.

Ka diçka, unë gjithmon them se nuk duhet të vendosësh argumentin që dikush është i vogël dhe dikush shumë i fuqishëm. Zakonisht, veçanërisht në asamblenë e përgjithshme, të gjithë janë të barabartë. Tuvalu ka të njëjtën peshë vote si Australia. Lihtenshtajni ka ta njëjtën votë si Kanadaja.

Është e vërtetë megjithatë se përbrenda Këshillit të Sigurimit ka një segregacion të institucionalizuar ku kemi 5 anëtarë të përhershëm. Kemi Rusinë që ulet në karrigen e selisë sovietike. Ky është klubi i ngushtë i vendeve që priren të vendosin shumë gjëra mes njëri tjetrit para se të hapin diskurset brenda Këshillit të Sigurimit dhe anëtarësimit të gjerë të këshillit.

Jam i sigurt që Shqipëria po bën një punë shumë të mirë. Pika e fortë e Shqipërisë është se po tregon një nivel të lartë integriteti dhe moslëkundjes së pozicionit dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Vazhdimësia dhe stabiliteti i pozicionimit është aq i rëndësishëm sa pozicionimi i drejtë. Mendoj se Shqipëria po bën një punë mjaft të mirë. Mënyra si Shqipëria sillet në Këshillin e Sigurimit, jam i sigurt që dërgon mesazhe të forta drejt vendeve të tjera brenda dhe jashtë Europës” theksoi ai.

Paraardhëse

Presidenti francez Macron vjen në Tiranë

Pasardhëse

Ambasadori i Ukrainës: Rusia kërkon tensione në Ballkan, Vuçiç po provokon

Pasardhëse

Ambasadori i Ukrainës: Rusia kërkon tensione në Ballkan, Vuçiç po provokon

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.