• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Identifikohen serbët që hapën tunelin në Gjykatën e Lartë të Malit të Zi

22 September, 2023
në Botë, Lajme
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhiç, tha të premten se policia ka identifikuar personat që dyshohet se kanë hapur tunelin në Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Në konferencën me gazetarë u bënë të ditur emrat dhe fotografitë e të dyshuarve, ndërsa ministri Axhiq tha se të premten ose të shtunën pritet të lëshohen fletarreste ndërkombëtare për të dyshuarit.

Zoti Axhiç tha se “32 vjeçarët Vladimir Eriç dhe Velko Markoviç, 53 vjeçari Milan Markoviç dhe 30 vjeçari Dejan Jovanoviç, të gjithë nga Serbia, dyshohet se kanë kryer këtë krim”. Ai theksoi se “të dyshuarit u larguan nga Mali i Zi pas zbulimit dhe kontrollit të tunelit në Gjykatën e Lartë”.

Ministri i Brendshëm Filip Axhiç bëri të ditur se “ekziston një lidhje e caktuar mes kësaj organizate kriminale dhe një personi të Gjykatës së Lartë”.
Policia në Mal të Zi më 11 shtator zbuloi një tunel nëntokësor që lidhte një apartament me një depo të gjykatës aty pranë, në të cilën ruheshin lëndë narkotike të sekuestruara dhe dëshmi të tjera të krimeve.

Pamjet e publikuara nga televizioni shtetëror i Malit të Zi shfaqen një vrimë të madhe në mur në depon e Gjykatës ku po mbaheshin dëshmitë e proceseve gjyqësore.

Sipas të dhënave të autoriteteve shtetërore, në gati tre vitet e fundit, në depon e Gjykatës së Lartë në Podgoricë janë ruajtur gjithsej rreth 9.5 ton droga të llojeve të ndryshme, nga të cilat rreth dy ton kokainë dhe rreth shtatë ton marihuanë.

Hyrja e tunelit në ndërtesën e gjykatës u gjet në një vend “të fshehur mirë” brenda depos, tha kryetari i gjykatës Boris Saviç, duke shtuar se “autorët gërmuan në themelet e ndërtesës për muaj të tërë për të hyrë brenda”- tha ai.

Paraardhëse

Tjetër arritje për Kosovën, Nora Gjakova siguron medaljen e artë në Azerbajxhan

Pasardhëse

Ronaldo vishet me rroba arabe për Ditën Kombëtare të Arabisë Saudite

Pasardhëse

Ronaldo vishet me rroba arabe për Ditën Kombëtare të Arabisë Saudite

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.