• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Krahasimi, sa para kursehet në Gjermani dhe sa në Shqipëri?

20 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
369
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria po përballet vitet e fundit me një normë të lartë emigrimi, çka ka sjellë probleme të forta ekonomike dhe sociale. Por, përse ikin shqiptarët dhe kryesisht të rinjtë? Për herë të parë, sot në A2 Business u bë një krahasim i pagave dhe kostos së jetesës mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, që është një ndër vendet e preferuara të shqiptarëve për emigrim, për të kuptuar sa është i leverdisshëm nga pikëpamja ekonomike largimi dhe a bëhet vetëm për para?

Në “Indeksin e Ikjes së Njerëzve dhe Largimit të Trurit” të kryer nga forumi “Ekonomia Globale”, Shqipëria ka normën më të lartë të largimit të të diplomuarve në rajon me 8.3, pasuar nga Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi. Madje, ne jemi të parët edhe në Evropë dhe pjesë e listës me 10 shtetet me nivelin më të lartë të “largimit të trurit” në botë. Mesatarja evropiane vetëm 3.66 dhe ajo botërore 5.21.

Por, sa para fitohet në Gjermani dhe sa në Shqipëri? Paga mesatare në Gjermani është rreth 2400 euro, ndërsa ajo në Shqipëri rreth 680 euro. Duke pasur parasysh edhe luhatjet e kursit të këmbimit që i rrisin apo i ulin pak këto vlera.

Sa është kosto mujore e përafërt e jetesës për një person në Gjermani? Bazuar mbi raportime të ndryshme nga shqiptarët që jetojnë atje, por edhe një kryqëzim i të dhënave në faqe të ndryshme online, rezulton se qiraja varion diku tek 900 euro; fatura e energjisë 100 deri në 120; fatura e ujit 70 euro; 50 euro internet; 80 euro ngrohja; 500 euro kosto mujore për ushqim; 10-25 euro për një dalje në muaj në restorant; 100-150 euro për veshmbathje dhe 100-180 euro shpenzime të tjera. Në total, 2000-2165 euro në muaj.

Mund të kursehet? Sipas një përllogaritje të thjeshtë, nga paga mesatare 1400 euro, zbresim 2000-2165 euro në muaj kostot e jetesës dhe rezulton një kursim maksimal prej 235 euro në muaj.

Sa kushton të jetosh në Shqipëri? 300 euro qiraja; drita, ujë, internet 40 euro; transporti publik 10 euro; Ushqimi në muaj mesatarisht 250 euro; 10 euro për një dalje në muaj në restorant; 40 euro veshmbathje dhe 30 euro shpenzime të tjera. në total, 680 euro.
Sa mund të kursesh në Shqipëri? Paga mesatare 680 euro; kosto mesatare e jetesës 680 euro. Nuk mund të kursesh asgjë.

Për të kuptuar arsyet e atyre që jo vetëm kanë shkuar, por edhe kanë zgjedhur të qëndrojnë në Gjermani, duhet të eksplorojmë edhe disa arsye të tjera. Arsimi në Shqipëri është pjesërisht falas, ndërsa në Gjermani është falas. Shëndetësia në Shqipëri është pjesërisht falas, ndërsa në Gjermani është falas. Standardi i jetesës në Shqipëri është më i ulët, në Gjermani më i lartë. Siguria ushqimore në Shqipëri është më e ulët dhe në Gjermani më e lartë. Ndotja në Shqipëri është më e lartë dhe në Gjermani, më e ulët.

Paraardhëse

“Duhet ta themi me zë të lartë agresorin”, Rama në Këshillin e Sigurimit: Shqipëria qëndron krah Ukrainës

Pasardhëse

Stresi reagon keq pas lirimit të Encës: Po ata djem nënash që janë në burg për dy cigare?

Pasardhëse

Stresi reagon keq pas lirimit të Encës: Po ata djem nënash që janë në burg për dy cigare?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.