• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

BBC: Një pilot rus tentoi ta rrëzojë një avion britanik vitin e kaluar

14 September, 2023
në Botë, Lajme
0
48
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një pilot rus qëllimshëm gjuajti me raketa në drejtim të një avioni vëzhgues të Forcës Ajrore Mbretërore në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi vitin e kaluar, raportoi BBC të enjten.

Rusia ia kishte lënë fajin një “keqfunksionimi teknik” për këtë incident.

Transmetuesi britanik tha se, në bazë të komunikimeve të dëgjuara, piloti rus i aeroplanit luftarak rus Su-27 gjuajti në drejtim të avionit të paemëruar britanik në shtator 2022, pasi e kishte marrë një urdhër të paqartë nga një stacion tokësor rus, dhe se bashkëpiloti i tij ishte përpjekur ta ndalte.

Avioni britanik ka sensorë të cilët i përgjojnë komunikimet, prandaj ekuipazhi i tij ka qenë në gjendje ta dëgjojë incidentin.

Në publik, zyrtarët britanikë s’i kanë dhënë rëndësi incidentit. Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe asokohe, Ben Wallace, tha para ligjvënësve në tetor se një avion luftarak rus “e lëshoi një raketë në afërsi” të një avioni britanik dhe se i kishte kërkuar shpjegim ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu.

Ai tha se Rusia ishte përgjigjur duke thënë se “ishte një keqfunksionim teknik i avionit luftarak Su-27”.

“Ne nuk mendojmë se ky incident përbën përshkallëzim të qëllimshëm nga ana ruse, dhe analizat tona erdhën në përfundim se ishte për shkak të një keqfunksionimi”, tha Wallace.

I pyetur për raportin e se enjtes, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe tha se Wallace e “kishte informuar Parlamentin britanik tri javë pas incidentit, në interes të transparencës dhe sigurisë”.

“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë ta mbrojmë sigurinë e operacioneve tona, të shmangim përshkallëzime të panevojshme dhe ta njoftojmë publikun dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha Ministria. “Ky incident është një paralajmërim i vërtetë i pasojave të mundshme të pushtimit barbar të Ukrainës nga Putini”.

Max Blain,zëdhënësi i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, tha se kryeministri është i bindur se Wallace nuk i kishte keqinformuar ligjvënësit me deklaratën e tij, duke shtuar se “natyrisht, ka kufizime në të dhënat operacionale të cilat mund të thuhet publikisht për arsyeje sigurie” tha ai.

Paraardhëse

PD humbi me 60 mijë vota, Veliaj: Njerëzit e dinë që ata nuk i bëjnë dot shkollat, Nuk e lë Bashkinë, pa zgjidhur edhe Astirin

Pasardhëse

Përmbytjet vdekjeprurëse në Libi, Shkon mbi 11 mijë numri i viktimave, rritet frika për 20 mijë të vdekur

Pasardhëse

Përmbytjet vdekjeprurëse në Libi, Shkon mbi 11 mijë numri i viktimave, rritet frika për 20 mijë të vdekur

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

Nga lajme6
27 September, 2026
0

🇦🇹⚽🇽🇰 AUSTRI – KOSOVË Një përballje interesante po afron! Austria dhe Kosova do të matin forcat në një ndeshje ku...

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026

LAJMI I FUNDIT: Një tërmet i fuqishem tronditi vendin

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.