• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Viti i ri shkollor, vijon dezinfektimi i shkollave në Tiranë, Veliaj i bashkohet ekipit: Sigurojmë higjienë maksimale për nxënësit

10 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditët e fundit përpara nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës, ia ka kushtuar përgatitjeve të shkollave që do të çelin dyert për nxënësit të hënën.

Ekipet e bashkisë janë shpërndarë në çdo shkollë për të bërë punimet e mirëmbajtjes, por edhe dezinfektimin, një proces mjaft i rëndësishëm i higjenës.

Grupit të punës iu bashkua në fundjavë, në dy shkollat e reja “Vaçe Zela” e “Kristo Frashëri”, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se, ashtu si në çdo shtëpi familja kujdeset për të krijuar kushtet higjienike për fëmijën, edhe bashkia po punon që në çdo godinë të jetë e njëjta higjienë e pastërti.

“Iu bashkova ekipit me uniforma, të cilët kryejnë shërbime shumë të rëndësishme si dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi. Është e vetmja mënyrë për të pasur higjienë maksimale dhe për t’u siguruar që, ashtu siç ndrisin shtëpitë tona nga brenda, ashtu duhet të ndrisin edhe shtëpitë tona të përbashkëta: shkollat, kopshtet dhe çerdhet. Ajo që bëmë sot është një dezinfektim i plotë i klasave dhe ambienteve të tjera. Janë përdorur të gjitha solucionet e aprovuara nga OBSH-ja. Ne e bëjmë këtë proces në mënyrë rutinë, por i japim pak më shumë rëndësi dhe vëmendje me fillimin e vitit shkollor”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se higjenizmi i shkollave është bërë në mënyrë të vazhdushme, por bashkia ka punuar me një masë të shtuar kujdesi, sidomos pas pandemisë së Covid-19.

Veliaj tha se Tirana ishte qyteti ku gjatë verës u ndjenë më pak shqetësimet nga insektet, edhe për shkak të këtij kontrolli të shtuar.

“Dua të siguroj prindërit se pas historisë me Covid-in, por edhe për shkak të virozave të ndryshme, jemi bërë shumë herë më të vëmendshëm. Dua të them se, pavarësisht se kishim një fluks me karkaleca dhe mushkonjat e përvitshme, dukuri tipike të verës, Tirana ka qenë më pak e prekur falë këtyre shërbimeve. Ne ndërtesat, siç e kemi treguar, dimë t’i bëjmë, por vëmendja për asetin numër një, që është drita e syrit, aseti më i çmuar për çdo familje që është fëmija, është maksimale”, nënvizoi ai.

Veliaj tha se po punohet me një ritëm intensiv që gjithçka të jetë gati të hënën, ndërsa vuri në dukje faktin se tanimë qyteti është në një fazë ku kultura e kujdesit dhe higjienës po përqafohet nga të gjithë, edhe në institucione dhe ambiente publike.

Paraardhëse

Përmbytjet në Greqi, gjenden të pajetë nënë e bir, shkon në 14 numri i viktimave

Pasardhëse

EURO 2024, tifozët grumbullohen në bulevard, fillojnë ethet e Shqipëri-Poloni, ndeshja nis me një minutë heshtje

Pasardhëse

EURO 2024, tifozët grumbullohen në bulevard, fillojnë ethet e Shqipëri-Poloni, ndeshja nis me një minutë heshtje

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.