• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U tërhoq nga gara në Kukës, Lulzim Basha: Hera e fundit që Partia Demokratike, nuk ka kandidat në zgjedhje

9 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pasi vendosi të mos dalë me kandidat në zgjedhjet e pjesshme në Kukës.

Basha theksoi gjithashtu, se kjo është hera e fundit që Partia Demokratike nuk ka kandidat në zgjedhje.

“Respektuam vullnetin e tyre për të mos nxjerrë kandidat, është përgjegjësia jonë që u morëm me luftën ndaj njëri-tjetrit dhe jo me ringritjen e partisë.

Hera e fundit që PD nuk ka kandidat në zgjedhje, duhet të jemi në terren për të ringritur partinë dhe për të qenë në përballje elektorale”, tha Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Gjithshtu, në fjalën e tij Basha u shpreh se numërimi mbrapsht ka nisur për të gjithë ne dhe “se kemi marrë përsipër, barrën e rëndë për të ndërtuar një aksion politik ku ndërthuret nevoja jetike për t’u ofruar shqiptarëve një opozitë ballore, jo selektive me të keqen, dhe një Parti Demokratike bashkëkohore, konkurruese dhe alternativë qeverisëse”.

“Pas Kuvendit Kombëtar të javës së shkuar, hedhim sot një tjetër hap të rëndësishëm për Partinë Demokratike, formatimi i forumeve statutore të partisë. Ky hap i jep hov të ri aksionit tonë politik, që për shumë gjatë u largua nga detyra jonë parësore, ajo e të qenit në shërbim të demokratëve, të qytetarëve, të Shqipërisë.

Ne e dimë që në asnjë moment nuk kemi hequr dorë nga përgjegjësia që na mban në politikë, madje kemi sakrifikuar shumë të gjithë bashkë për të mbrojtur vlerat që na bashkojnë në këtë familje të madhe.

Por kur zhurma e përplasjes bëhet më e fortë se zëri i arsyes, të gjithë humbasim.

Ne humbëm kohë të çmuar duke u marrë me probleme që nuk kanë lidhje me shqetësimet e njerëzve por me shqetësimet dhe problemet personale të pak politikanëve, që për të mbuluar të keqen e tyre, janë gati të shkatërrojnë të mirën e përbashkët”, tha Basha.

Duke iu drejtuar anëtarëve të Këshillit, kreu i PD theksoi se delegatët e 2 shtatorit me votën e tyre zgjodhën një tjetër model politik që ndahet me hipokrizinë, me inkoherencën, me standardet e dyfishta, që e kanë neveritur qytetarin nga politika e fasadës, e intrigës, arrogancës, hiles dhe e përfitimeve personale.

“Demokratët dhe mbarë shqiptarët presin dhe meritojnë një model krejt ndryshe, të politikës së vëmendshme ndaj njerëzve dhe jo të obsesuar me fatin e vet personal, të një politike të ndjeshme dhe të dhembshur, një politikë e njerëzve dhe për njerëzit, që i dëgjon ata dhe u jep zgjidhje problemeve të tyre.

Pas Kuvendit Kombëtar, numërimi mbrapsht ka nisur për të gjithë ne.

Kemi marrë përsipër, sepse ua kemi kërkuar demokratëve, barrën e rëndë për të ndërtuar një aksion politik ku ndërthuret nevoja jetike për t’u ofruar shqiptarëve një opozitë ballore, jo selektive me të keqen, dhe një Parti Demokratike bashkëkohore, konkurruese dhe alternativë qeverisëse.

Kuvendi Kombëtar i 2 shtatorit është një mesazh i fortë për të gjithë. Të qartë për përgjegjësinë që kanë mbi supe për ta nxjerrë vendin nga kriza shumë dimensionale ku ndodhet, demokratët vendosën jo vetëm të shohin drejt të ardhmes, por të nisin punën për ta ndërtuar atë”, tha Basha.

Paraardhëse

Greqia nën pushtetin e ujit, të qara dhe shpresë: Pamje dramatike nga misionet e shpëtimit

Pasardhëse

Tërmeti në Marok, rëndohet bilanci i viktimave: Mbi 800 të vdekur dhe qindra të plagosur

Pasardhëse

Tërmeti në Marok, rëndohet bilanci i viktimave: Mbi 800 të vdekur dhe qindra të plagosur

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.