• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Po ndodhë çudia në Zvicër, pronarët ndajnë fitimet me kamarierët, paga deri në 17 mijë euro

5 September, 2023
në Botë, Lajme
0
172
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në brigjet e liqenit të Zyrihut po ndodhë e pabesueshmja. Kamarierët për sezonin e verës arrijnë të fusin në xhep aq të ardhura sa mund të përballojnë jetesën pa punuar për të gjithë muajt e vjeshtës, për t’mos thënë gjithë vitin. Disa betohen se kanë fituar deri në 16,500 franga – afro 17,250 euro – vetëm në muajin qershor. Pa llogaritur shpenzimet.

Në realitet, megjithatë, një çështje e tillë ha debat, pasi rastet që shërbimi të arrijë të fitojë shuma kaq marramendëse janë mjaft të izoluara.

Shkak për fitimet e majme në këtë rast, sipas Corriere Della Sera, është bërë strategjia e ndjekur nga dy sipërmarrës zviceranë, të cilët pasi u përballën me mungesën e stafit vendosën që të indeksojnë pagat e punonjësve në varësi të xhiros së bizneseve.

Punonjësit e servisit të tavolinave meshkuj dhe femra kanë grumbulluar, pa TVSH, midis 7 dhe 8% (përqindja ndryshon nga vendi në vend) të arkëtimit total mujor për person.

Michel Péclard, njëri prej biznesmenëve shpjegoi se të gjithë kamerierët që punojnë në bizneset e tij, marrin nga 8 deri në 12 mijë franga në muaj; pa përfshirë këtu pagën minimale prej 3750 frangash të garantuar në kontratë. Kjo strategji, sipas tij, e nxit të gjithë stafin që të punojë njësoj sikur restoranti të ishte i tyre. “Ndërkohë rroga prej 16,500 është më e larta deri më tani, e fituar nga një kamerier”- thotë Péclard.

Megjithatë, strategjia e ndjekur nga dy pronarët e disa restoranteve në këtë zonë, nuk është e duhura shprehen përfaqësues të shoqatës tregtare GastroSuisse. “Pagat e bazuara në qarkullimin e të ardhurave mund të jenë sigurisht një zgjidhje”- tha presidenti i GastroSuisse Casimir Platzer, ndërsa e cilësoi rastin tejet shpërqëndrues dhe jo profesional.

Platzer argumenton se nuk mund të imagjinohet shtrirja e këtij modeli në të gjithë fushën pasi në restorantet e vetëshërbimit, ndër të tjera, mungojnë kushtet e përshtatshme dhe “çdo restorant duhet të vlerësojë nëse kjo zgjidhje është adekuate apo jo”.

Unia, sindikata ndërprofesionale zvicerane, thotë se nuk është kundër “faktit që pagat më të larta paguhen në varësi të xhiros“, por duhet bërë një pyetje: “A marrin bashkëpunëtorët një pjesë të arsyeshme të fitimeve? Po pronari i resorantit a kufizohet ai në transferimin e rrezikut të tij të biznesit tek të tjerët?”.

Zona e Liqenit të Zyrihut në Zvicër është më e frekuentuara nga turistët, kryesisht italianë, dhe jo vetëm.

Paraardhëse

Shqipëria e 3-ta në botë për rritjen e fluksit të turistëve! Rama: Tirana la pas Ibizën dhe Dubain

Pasardhëse

Pas përfundimit të Asamblesë, Rama me ministrat shkojnë në kinema, të pranishëm dhe Zaho me Lindën

Pasardhëse

Pas përfundimit të Asamblesë, Rama me ministrat shkojnë në kinema, të pranishëm dhe Zaho me Lindën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.