• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lulzim Basha thërret mbledhjen e Kryesisë një ditë pas Kuvendit Kombëtar: Qëllimi i rrugës së re, t’u shërbejmë njerëzve dhe jo vetes

3 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një ditë pasi mblodhi Kuvendin Kombëtar ku miratoi ndryshimet në statutin e PD, që i hapin rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, kryedemokrati,  Lulzim Basha, ka thirrur sot mbledhjen e Kryesisë në orën 20:00.

Dy orë para mbledhjes së kryesisë, Basha ka bërë një reagim në rrjete sociale ku shkruan se qëllimi i ekzistencës së PD në këtë rrugë të re që po nis, do të jetë t’ju ofrojë shqiptarëve alternativë dhe jo t’i shërbejë vetes.

“Arsyeja pse ekzistojmë si forcë politike është që t’ju shërbejmë njerëzve, jo vetes tonë! Qëllimi i ekzistencës sonë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Ky do të jenë udhërrëfyesi në rrugën e re që nisim sëbashku. #NdërtojmëTëArdhmen”, shkruan Basha.

Kuvendi Kombëtar i PD-së ku morën pjesë 4254 delegatë nga 5715 delegatë, ka miratuar nen për nen ndryshimet në statutin e PD-së.

Pas përplasjeve të forta me Gazment Bardhin, Basha e ka larguar atë përfundimisht nga funksionet partiake.

Gjatë mbledhjes u miratua Neni 48 që i jep kryetarit të partisë, Bashës, edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar.

Sipas ndryshimit të ri, në periudhën që PD është parti opozitare, kryetari i Partisë, në këtë rast Basha, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Një tjetër ndryshim në statutin e ri, nënvizon se të gjithë anëtarët e partisë që kanë kandiduar për subjekte politike që nuk kanë qenë në koalicion me PD, përjashtohen nga partia.

Pra, të gjithë demokratët që kandiduan në 14 maj me Partinë e Lirisë së Ilir Metës, aleatin e Sali Berishës, apo në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, nuk do të jenë më anëtarë të PD.

Po ashtu u vendos që kryesia cakton edhe datën e zgjedhjeve jo më vonë se 6 muaj nga vakanca.

Mes këtyre pikave që përcakton statuti, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet.

Po ashtu, është vendosur ndryshimi i logos së PD, duke rikthyer atë të vitit 1990.

Në Kuvend morën pjesë 9 deputetët, Oriola Pampuri, -Andia Ulliri, -Merita Bakiu, -Kreshnik Çollaku. -Flutura Açka, -Ori Nebiaj, -Eralda Bano, -Arbi Agalliu -Selaudin Jakupllari.

U vu re mungesa e Enkelejd Alibeajt, ish-kreut të grupit parlamentar.

Në një njoftim për mediat, Alibeaj deklaroi se aryeja e mungesës së tij, ishin angazhimet partiake jashtë vendit.

Kuvendi u mbështet nga disa prej personalitete të së djathtës ndërkombëtare, përfshirë eurodeputet dhe senatorë republikanë, por u ironizua nga shumë deputetë të PD-së që janë pozicionuar krah Berishës.

I pari ishte Gazment Bardhi, i cili një ditë pasi Basha e shkarkoi nga posti i kreut të Grupit Parlamentar, ka marrë një hap për të sjellë unifikimin e aksionit opozitar përballë qeverisë.

Teksa partia është ndarë tashmë në tre pjesë, Bardhi ka thirrur në një takim të gjithë deputetët e opozitës, edhe ata të grupit të Bashës dhe të Sali Berishës, si edhe aleatët që kanë dalë nga lista e aleancës PD-AN.

Paraardhëse

Çfarë pritet nesër në takimin Erdogan-Putin? Turqia ndërmjetëse në marrëveshjen e drithit, në fokus edhe ajo e grurit

Pasardhëse

Qytetarit i kishte rënë bateria e makinës, kryebashkiaku Veliaj e ndihmon ta ndezë

Pasardhëse

Qytetarit i kishte rënë bateria e makinës, kryebashkiaku Veliaj e ndihmon ta ndezë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.