• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Agron Gjekmarkaj reagon ndaj Kuvendit të PD: Lulzim Basha si Enver Hoxha, mori për vete poste imagjinare

2 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, e ka krahasuar Lulzim Bashën me Enver Hoxhën, duke thënë se ky i fundit ishte ai që ka mbajtur disa nga postet kryesore të shtetit, duke bërë paralelizëm me postin që kreu i PD mori me ndryshimin e statutit sot, atë të kryetarit të Grupit Parlamentar.

Në një reagim, Gjekmarkaj nuk i kurseu ironitë, teksa mes të tjerash thotë se mbledhje e Kuvendit Kombëtar nga Basha ishte si një “festë syneti”, ku “përjashtoi në mënyrë imagjinare ata që nuk i ka”.

Gjekmarkaj shton se PD duhet të bashkohet që të filloje rritjen dhe se ka nevojë për garë dhe institucione të vërteta, përndryshe do t’i “mbetet vetëm e kaluara si kujtim dhe copat aktuale si fosile në xhepat e rrënuesve të panginjur e të pa cipë”.

Reagimi i plotë:

“Enver Hoxha i pat mbajtur per disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë. Sekretar i Parë, Kryeminister, Minister i jashtem dhe i mbrojtjes.

Pas vitit 1952 edhe ai hoqi dore e mbajti vetem atë të Sekretarit të parë. Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli per hapje të shoqates së tij u shpall i perjetshem , i pergjithshem dhe mori per vete një mori postesh imagjinare.

Pastaj fap e fap perjashtoi po në menyrë imagjinare ata që nuk i ka. I paaftë që të turperohet pas 18 vitesh në politike foli per politike të re kunder se vjetres.

Kerkoi ndjese. Kujt !? Kush do t’ja dijë për ndjesen e tij ! Foli per emerime të gabuara që paskesh bërë . Ai na doli shakaja më e madhe dhe emerimi më fatkeq i Sali Berishes.

E zgjodhi të ngratin, duke prishur garen dhe injoruar kontributet në PD per veset jo per virtytet me konceptin e kontrollit total mbi të e të partisë pronë. Ja futi si kurrkush, si skuth qe pret çastin i pazoti për të bërë betejen e ndarjes me kulturen politike, pa patur kurrë një projekt. Flet per njerzit , per demokratet pasi ju pegëren investimin, mundin per karrigen dhe pasurite e tyre .

Pa u skuqur pa u zverdhur me lekuren si sholle kepucet i rrejten per hallet e tyre ore e çast.

PD duhet të bashkohet, që të filloje rritjen, të debojë mentalitetin punist të liderve dhe ushtarve të perjetshem. Ajo ka nevojë për garë dhe institucione të verteta të cilat i japin asaj lidership fitues perndryshej do ti mbetet vetem e kaluara si kujtim dhe copat aktuale si fosile në xhepat e rrenuesve të panginjur e të pa cipë“, shkruan Gjekmarkaj.

Paraardhëse

Zbardhet ngjarja në Selenicë, 23-vjeçari vrau babanë me eksploziv, e vendosi në sobën me gaz

Pasardhëse

Luizi bën gjestin e veçantë për familjen e Kiarës

Pasardhëse

Luizi bën gjestin e veçantë për familjen e Kiarës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.