• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

“Më lini të qetë”, 26 vite nga vdekja e princeshë Diana, zjarrfikësi tregon bisedën e fundit më të

1 September, 2023
në Rozë
0
82
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

26 vjet më parë, bota u trondit kur dëgjoi lajmin se Princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris. Në muajt e fundit të jetës së saj, Diana po buzëqeshte sërish. Në jetën e saj kishte hyrë beqari i kërkuar, Dodi Al Fayed. Të dy u përpoqën ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre, megjithatë u zbulua dhe për paparacët një foto e tyre ishte si biletë lotarie. Pak ditë para përfundimit tragjik të të dyve, Diana dhe Al Fayed ishin me pushime në rivierën franceze. Para se të ktheheshin në Londër, ata vendosën të kalonin një natë në Paris, konkretisht në hotelin Rich, në pronësi të babait të Dodit.

Pak pas mesnatës së 31 gushtit 1997, makina që mbante Princeshën Diana dhe partnerin e saj Dodi Al Fayed u përplas në tunelin Pont d’Alma në Paris.

Rezultati i përplasjes së rëndë ishte vdekja e menjëhershme e drejtuesit të mjetit, Henri Paul, dhe vetë Fayed. Princesha 36-vjeçare, e cila ishte ulur në pjesën e pasme të djathtë të makinës nuk ka ndërruar jetë menjëherë. Në momentin që ajo u lirua nga automjeti, në vendngjarje kishin mbërritur paparacët, të cilëve princesha iu drejtoi fjalët e fundit: “Më lini të qetë”.
Javier Gumerlon ishte një nga të parët që mbërriti në vendin e aksidentit tragjik. Ishte ai që e çliroi Dianën nga makina dhe që i mban mend mirë fjalët e fundit të nënës së Uilliam-it dhe Harrit dhe ndihmën e parë që i dha për ta mbajtur në jetë. Fillimisht, ai përshkroi reagimin e tij kur kuptoi se gruaja bionde që u thirr të shpëtonte ishte princesha. “Nuk e besova. Sytë e saj ishin të hapur në fillim dhe ajo ishte e vetëdijshme”.

Ai perpiqej ta ngushëllonte dhe ta mbante të qetë. “Ai tha: “O Zot, çfarë ndodhi?” dhe pak më vonë u ndalua”, tha burri. “I bëra masazhe në zemër dhe disa sekonda më vonë ajo filloi të merrte sërish frymë. Sigurisht që ishte një lehtësim sepse doja t’i shpëtoja jetën dhe mendova se e kisha bërë këtë. Të them të drejtën mendova se do të jetonte. Me sa dija kur ishte në ambulancë ishte gjallë dhe prisja që ajo të jetonte. Por më vonë mora vesh se kishte vdekur në spital. Ajo ishte shumë e mërzitur. Tani e di që kishte lëndime të rënda të brendshme, por i gjithë episodi është ende shumë i gjallë në mendjen time. Dhe kujtimi i asaj nate do të më mbetet përgjithmonë”, tha zjarrfikësi dhe shtoi: “Në atë kohë nuk e kisha idenë se ishte Princesha Diana. Vetëm kur e futën në ambulancë, një nga burrat e ambulancës më tha se ishte ajo”.

Në spitalin ku u dërgua, mjekët u përpoqën ta shpëtonin pasi po përjetonte sulme të përsëritura në zemër dhe si pasojë e përplasjes u konstatua se zemra e saj ishte zhvendosur në anën e djathtë të gjoksit. Përpjekjet e mjekëve nuk patën efekt dhe princesha Diana më në fund ndërroi jetë në orën 4 të mëngjesit.

Paraardhëse

Kiara Tito rikthen një nga momentet më virale nga Big Brother VIP Albania 2

Pasardhëse

Stabilizohet gjendja e Fatos Nanos, mjekët thonë se ende nuk e ka kaluar rrezikun

Pasardhëse

Stabilizohet gjendja e Fatos Nanos, mjekët thonë se ende nuk e ka kaluar rrezikun

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.