• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Edhe unë kam thirrur kuvend privat në lagje”, Korreshi ironizon Bashën: Nesër do të mbledhë njerëz nga Call-Center

1 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur për situatën në PD, si dhe lëvizjet e fundit të kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha. Ai u shpreh se ka neojë për unifikim në një grup parlamentar dhe strukturim të kësaj partie.

Sa i përket Kuvendit të thirrur nga kryedemokrati Basha, Korreshi u shpreh në një lidhje live në “News24” se nesër nuk ka një Kuvend të tillë, duke mos njohur vendimet e kryetarit të PD.

“I përkas atyre deputetëve që kërkojnë bashkim të demokratëve. Më në fund po shoh se po ndodh diçka. Duam të vazhdojmë atje ku e lamë. Duhet reflektim. Momenti i parë është ai i grupit parlamentar për të bërë betejat e radhës për çka realisht kjo qeveri po bën shumë gjëra, po del çdo ditë një hajdutëri tjetër. Koha është që të merren masa që të jemi në një llogore kundër Edi Ramës. Duhet t’i japim zgjidhje ngërçit. Duket se i qenkeni trembur asaj shkrese me një vulë false.

S’e di se kryetari i PD të jetë regjistruar nga gjykata. Vulën e sekretari i Përgjithshëm i PD. Që të prodhosh një vulë tjetër, ka ligj që e administron. Gjykoj se deri më sot këtë vulë ta provojnë, mbase e fillojnë mbarë dhe të shohin nëse i bën apo jo kjo vulë. Kjo dëmton çdo demokrat. Jemi ne ata që kanë themeluar PD. Dy palëve të tjera u ka dalë kryetari. U zunë baba me birin dhe është në këtë gjendje PD. PD nëse nuk ristrukturohet nga e para, nëse nuk përfshihen palët në ristrukturim, por do të ngelet një tabu.

Asnjë prej 3 grupimeve nuk ka legjitimitet. Nesër PD nuk ka Kuvend Kombëtar. Dita e hënë duhet të jetë ai moment ku të gjithë demokratët duhet të jenë në një njëjtën llogore. Hapi i parë është qëndresa në të njëjtin grup parlamentar. Më pas mendoj se do të vijë më natyrale nëse do të ecim me një trajtë. Do të merremi me atë se çka duhet të ishim marrë me Ramën.”, tha deputeti.

Deputeti demokrat u ndal tek thirrja e Berishës për protesta, i cili mbështet këtë nismë.

“Jam pro protestave. Këto nuk janë të mjaftueshme, por mund t’u tregojë njerëzve se opozita është aty. Njerëzit nuk mund të rrinë në shtëpi, duhet të protestojnë. Që nga karburanti apo check-up-i. Ne duhet t’i kthejmë besimin qytetarëve.

Basha duhet të gjejë kandidatin për Kukësin dhe të përballet dhe të shohë sa se fitues është. Problemi ynë është që të rrëzojmë këtë qeveri dhe të vijmë në pushtet në 2025-ën.

Edhe unë te lagja ime kam thirrur një Kuvend privat. Çfarë nisme kombëtare do të marrim ata ku i kanë deputetët?! Kuvend privat mund të bëjë gjithsecili nga ne. Basha do mbajë Kuvend shtëpie, me njerëz nga call center”, u shpreh Korreshi.

Paraardhëse

Këngëtarët shqiptarë që hoqën dorë nga muzika dhe iu përkushtuan fesë

Pasardhëse

Dekorimi i Nanos me “Yllin e Mirënjohjes”, Klosi: Çdo vlerësim për të nuk do të ishte i mjaftueshëm

Pasardhëse

Dekorimi i Nanos me “Yllin e Mirënjohjes”, Klosi: Çdo vlerësim për të nuk do të ishte i mjaftueshëm

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.