• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Osmani takim ‘kokë më kokë’ me kongresmenin Turner, ja çfarë u diskutua

31 August, 2023
në Kosovë, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten gjatë një takimi me kongresmenin amerikan, Mike Turner, se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, ndërsa e ka akuzuar Serbinë për destabilizmin e saj përmes “bandave kriminale”, njoftoi Presidenca e saj. Osmani e priti Turnerin në një takim më 31 gusht në Prishtinë, ku e ritheksoi “rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit”, sipas një njoftimi të Presidencës së Kosovës.

Tensionet në veri të Kosovës u rritën në maj të këtij viti, pasi banorët e komunave veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – e kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunave. Banorët e këtyre komunave me shumicë serbe protestuan me javë para ndërtesave dhe me raste situata u përshkallëzua në dhunë. Në korrik, Kosova u pajtua për hapat për shtensionimin e situatës pas kërkesave nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, duke e zvogëluar në 25 për qind praninë e Policisë në dhe përreth ndërtesave komunale në veri, si dhe për riorganizimin e zgjedhjeve në këto katër komuna.

Turneri vjen në Kosovë një ditë pasi e vizitoi Beogradin, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq, me të cilët bisedoi për marrëdhëniet SHBA-Serbi dhe si për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë, raportet e Kosovës me SHBA-të, presidentja Osmani i ka cilësuar strategjike edhe ekzistenciale “ndaj ka falënderuar kongresistin Turner për mbështetjen ndër vite, të cilën ai ia ka dhënë Kosovës në rrugën e shtetndërtimit”, thuhet në njoftim.

“Përkushtimi i palëkundur i Shteteve të Bashkuara për kauzën e Kosovës ka qenë i domosdoshëm në rrugëtimin tonë drejt pavarësisë dhe shtetësisë”, ka tha Osmani. Ajo e njoftoi kongresmenin Turner se synimi i Kosovës është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si: NATO, BE, Këshilli i Evropës dhe të tjera, sipas Presidencës. Osmani përmendi edhe aspiratën e Kosovës për anëtarësim fillimisht në Partneritet për Paqe (PfP), e pastaj në NATO, ku mbështetja e SHBA-ve është esenciale. Ajo e theksoi edhe bashkëpunimin e ngushtë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë me shërbimet inteligjente të SHBA-ve në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që mund ta cenojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon, thuhet në njoftim.

Paraardhëse

Çfarë i ndodhi Bora Zemanit në sheshin e xhirimeve të filmit me Donald Veshajn?

Pasardhëse

Skandali i puthjes së Rubiales ndaj Hermosos, reagon UEFA: Ishte e papërshtatshme

Pasardhëse

Skandali i puthjes së Rubiales ndaj Hermosos, reagon UEFA: Ishte e papërshtatshme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.