• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama: Përgëzoj Michel për zgjerimin e BE para vitit 2030

28 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Këshillit Europian për herë të parë kërkon që të vendoset një afat kohor për anëtarësimin në BE të vendeve kandidate dhe ky afat për të duhet të jetë viti 2030.

Në forumin e përvitshëm strategjik të Bledit, ku liderët europianë dhe ata ballkanik u mblodhën për të folur për të ardhmen dhe sovranitetin për sigurinë globale, Michel tërhoqi vëmendjen me deklaratën e tij se Unioni duhet të përballet me dilemën a do të jetë vetëm një bashkim që merret me menaxhimin e krizave apo një aktor që vendos për të ardhmen.

“Në kohën kur ne po përgatisim axhendën e ardhshme të BE-së, duhet të vendosim para vetes edhe caqe të qarta. Unë besoj se ne duhet të jemi gati, nga të dyja anët, që më 2030 të zgjerohemi. Kjo është shumë ambicioze, por e domosdoshme. Dëshmon se ne jemi serioz. Do të krijojë momentum”.

Për Edi Ramën që ishte pjesë e panelit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, deklarata e Michel duhej përshëndetur më shumë për optimizmin që ngjall në rajon për faktin se i përmbahet atyre që premton në darkat informale.

“Faleminderit, Charles! Më në fund, sepse ishte fantastike kjo gjë. Dhe në fakt ishte momenti për të thënë që nëse ajo që Charlie tha, do të materializohej përsa i përket disa hapave progresive, jo sepse besoj se në 2030 ne do të jemi në BE me thënë të drejtën, por të paktën në disa prej hapave kjo do të ishte shumë e mirë, sepse teksa ne po flasim për konvergjencën me BE, të gjithë duhet ta kuptojnë se boshllëku i kontributeve për frymë i BE drejt këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor është diçka si 130 e ca Euro, për 6 prej nesh këtu dhe më shumë se 4000 Euro për dy prej nesh këtu dhe të tjerë. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me disa hapa konkretë”.

Rama kërkon nga BE që mos të presë që fitili i barutit të ndizet në Ballkan për ta parë me prioritet anëtarësimin e këtij rajoni, siç po ndodh me Ukrainën dhe vëmendjen e shtuar ndaj saj pas nisjes së konfliktit.

“Shpresoj që deklaratat e BE që Ukraina duhet të jetë shumë shpejt vend anëtar të mos jetë kërcënim për ne vendet e Ballkanit. Përndryshe, kur Dritani po fliste po e shikoja dhe po thoja me vete “kush” duhet të sulmojë “kë” në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën. Dhe Bullgaria mund të sulmojë fare mirë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë fare mirë Serbinë, Serbia, Kosovën, Bosnja, veten, pa asnjë problem. Ne nëse pyesnim grekët që të na bëjnë nderin dhe ata do na sulmojnë neve me shume kënaqësi. Mali i Zi mund të luajë, të shullohet në diell kështu që ne mund të jemi te gjithë gati për t’ju bashkuar trenit me Ukrainën”.

Takimi i ardhshëm mes liderëve të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor do të jetë në Dhjetor kur pritet që ideja e Michel të diskutohet më konkretisht.

Paraardhëse

Pas aksidentit të frikshëm, Enisa flet me ndjekësit: Ka qenë një javë traumatike, do të rikthehem!

Pasardhëse

Kovaçevski ka një kërkesë për Ramën

Pasardhëse

Kovaçevski ka një kërkesë për Ramën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.