• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha takim me këshilltarët bashkiakë të PD: Numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë interesit të qytetarëve

28 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur sot një takim me këshilltarët bashkiakë që kanë garuar nën logon e PD-së në 14 maj.Ai tha gjatë takimit se këshilltarët e PD-së nuk duhet të bien në kurthin e numrave, ndërsa shtoi se “filtrat e hipokrizisë” duhet të hiqen pasi numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë qëllimeve të mëdha.

Më tej Basha vijoi duke thënë se “ata që i thonë vetes shumë enden si zombi pa arritur të kuptojnë se domethënia e tyre për njerëzit e thjeshtë është zero”, duke iu referuar demokratëve të Rithemelimit dhe mazhorancës, të cilët arritën që në zgjedhjet e 14 majit të grumbullojnë më shumë vota.

“Është gabimi më i madh të biem në kurthin e numrave. Nëse ka një mërzi deri në mllef apo urrejtje për klasën politike sot, është se diskutimi është mbyllur në një dhomë dhjetëra herë më të vogël se kjo ku flitet për para dhe interesa të ngushta mes pak njerëzve në kurriz të gjithë shqiptarëve.

Duhet të heqim filtrat e hipokrizisë që edhe numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë qëllimeve të mëdha. Numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë interesit të qytetarëve. Në këtë sallë ju gjendeni falë opozitarizmit të vërtetë dhe gjendet një energji për qytetarët shqiptarë. Mbi 120 zëra që nëse kumbojnë për zërat e qytetarëve që ju kanë votuar janë shumë. Bëhen edhe më shumë nëse keni parasysh se sot në situatën ku ndodhemi, të paktën janë zërat mes 140 të zgjedhurve të parlamentit qendror dhe atyre vendor që flasin për hallet e njerëzve.

Mbi 120 zëra të pavarur, të fortë e të palidhur nga zinxhirët e interesave të partisë, por të lidhur me interesin e qytetarëve duhet të jenë një forcë e madhe. Nëse puna do bëhet ashtu si duhet bërë, duhet të jemi zëri i njerëzve e atyre që mendojnë se nuk kanë më zë e përpiqen të largohen nga ky vend medoemos.

Aty ku bëhet ping pong mes qeverisjes vendore e fantazmave të këshillave e qeverisjes qendrore. Për çdo rast ku. Qindra milionë euro për ujësjellës që nuk nxjerrin një pikë ujë, apo për të mbushur xhepat e një grupi kriminal të organizuar.

Ata që i thonë vetes shumë enden si zombi pa arritur të kuptojnë se domethënia e tyre për njerëzit e thjeshtë është zero. Numrat me të cilat rrahin gjoksin për qytetarët janë arsye më shumë për t’i kthyer shpinën kësaj kaste politike. Nuk bëhet fjalë për numra kur bëhet fjalë për llogaridhënie. Kjo nuk është çështje numrash, është çështje morali. Është çështje integriteti”, u shpreh Basha.

Paraardhëse

Media elitare franceze: Shqipëria, destinacioni i kësaj vere

Pasardhëse

Kurti në 10 sekonda replikë i jep leksion Bërnabiqit: Normalizimi në psikologji do të thotë mungesa e konfuzionit mes realitetit dhe fantazisë

Pasardhëse

Kurti në 10 sekonda replikë i jep leksion Bërnabiqit: Normalizimi në psikologji do të thotë mungesa e konfuzionit mes realitetit dhe fantazisë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.