• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presionet greke për pengimin e integrimit në BE, Rama: Krenar për çfarë kam bërë. S’ka shans për kërcënime

25 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Rama i pyetur nga gazetarët për çështjen Beleri dhe kërcënimet e zyrtarëve grekë për bllokimin e fondeve nga BE dhe integrimin, është shprehur se atë çfarë ka bërë deri më tani me reformën në drejtësi është tepër krenar dhe se nuk ka shans dhe vend për kërcënime.

“Reforma në drejtësi në Shqipëri është gjëja më e madhe, më e rëndë, gjëja më e pa imagjinueshme deri para pak vitesh që i ka ndodhur shtetit Shqiptar, jo sot për në historinë e vetë. Përgjigja më e madhe sepse qysh nga dita e parë e krijimit të shtetit shqiptar nuk ka pasur asnjëherë këtë drejtësi që të mos pyeste kush je, por të vepronte mbi këdo qoftë.

Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar individë të lidhur me forcën në pushtet, qoftë forcën në pushtet monarki, qoftë regjim diktatorial komunist, qoftë edhe qeveri e zgjedhur me vota në sistem demokratik, nuk është marrë përpara drejtësisë. Është herë e parë që këta individë që merren përpara drejtësisë. Kjo është historike!

Është gjëja më e rëndë që i ka ndodhur Shqipërisë, sepse pesha e kësaj reforme i tejkalon të gjitha peshat e reformave të tjera. Është e rëndë sepse lidhet drejtpërdrejtë me lirinë e atyre që kanë pushtet. Mund ta humbasin lirinë n.q.s. e shfrytëzojnë pushtetin për të cenuar të drejtat e publikut apo individëve të tjerë. Unë mrekullohem kur dëgjoj që në vend se kjo të jetë një arsye e përbashkët për t’u ndjerë mirë që drejtësia më në fund pas 100 vitesh po vepron si e tillë, kthehet në arsye për të bërë cic -mic apo mjau-mjau.

Unë ndihem shumë krenar për këtë që kemi bërë. Patjetër kur është fjala për individë që jo vetëm i kam njohur, por i kam pasur afër, më vjen mirë në nivelin personal dhe njerëzor, por në nivelin e detyrës për të cilën kam qenë këtu ndihem krenar. Ka qenë e paimagjinueshme se mund të ndodhte. Thënë të gjitha këto nuk ka shans të paktën sa të jem unë këtu. Sa të jem unë këtu presioni mbi drejtësinë e re të ushtrohet dhe të funksionojë duke kaluar përmes kërcënimeve apo situatave s’ka shans.

Kjo drejtësi është ajo që i duhet Shqipërisë që të bëhet shteti i atyre që e kanë krijuar. Kjo është një drejtësi që po funksionon dhe për këtë duhet të jemi të gjithë krenar. Ka një specifikë interesante gjithë kjo histori, në gabim në gabim, grekët janë të gjithë bashkë, politikanë, gazetarë, këtu është ndryshe, këtu nuk lihet rast pa i nxirë faqen Shqipërisë vetëm e vetëm për t’i rënë qeverisë apo mua personalisht, s’ka problem”, shprehet Rama.

Paraardhëse

Trump dorëzohet në burgun e Georgia, u lirua me një garanci pasurore 200 mijë USD

Pasardhëse

5.1 milionë turistë në 7 muaj! Deri në qershor Shqipërinë e vizituan 300 mijë italianë

Pasardhëse

5.1 milionë turistë në 7 muaj! Deri në qershor Shqipërinë e vizituan 300 mijë italianë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.