• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Aeroporti i Vlorës, mbyllet pjesa më e vështirë e punimeve

25 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
138
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Punimet në Aeroportin e Vlorës kanë hyrë në fazën e tretë, çka do të thotë se pjesa më e vështirë e tyre ka përfunduar.

Teksa pistat presin të asfaltohen, punimet janë përqëndruar në ngritjen e godinave më të rëndësishme të këtij projekti madhor.

“Jemi në fazën e Implementimit. Këtu është zona e terminalit. Është një tre frontet që po punohet. Zona terminalit në kërkesat fillesatre ka qenë për 500 m2, duke ndjekur ritmin e turizmit është katërfishuar. Po punohet te pista, rrugët lidhëse, terminali, qëndra kontrollit dhe zjarrfikëset”, thotë drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Kështu do të duket kulla e vrojtimit dhe terminali i Aeroportit të Vlorës. Por teksa këto godina po marrin formë, ka nisur puna për prokurimin e pajisjeve të tyre.

“Pasi të mbarojë ndërtimi, faza e katërt është çertifikimi dhe faza e pestë është operimi. Ndërkohë po prokurohen autobusët, shkallët lëvizëse, makinat zjarrëfikëse, çdo gjë që kërkohet si infrastrukturë për të operuar aeroportin”.

Këto ditë janë hedhur themelet, por autoritetet premtojnë se godinat do të përfundojnë shumë shpejt.

“Pas 30 ditësh, pas 60 ditësh do gjeni gjithmonë e më tepër ndërtesa. Do shikoni kullën 36 metra të lartë. Shumë shpejt njerëzit do ta prekin jo vetëm pistën, jo vetëm terminalin por do marrin një lloj hinti se si do jetë forma e tij”.

Sipas kreut të Autoritetit te Aviacionit Civil, pritshmëritë janë që operimin ky aeroport ta nisë me mbi 1 milionë pasagjerë duke sjellë një impakt të rëndësishëm për zonën, në veçanti për industrinë e turizmit.

“Është tre herë më tepër sesa planizimi, më shumë para në ekonmi, më shumë punësime dhe turizëm”.

Me hapjen e aeroportit dhe tunelit të Llogarasë, plazhet e bukura të jugut priten të thithin një numër gjithnjë e më të lartë pushuesish.

Me një sipërfaqe prej 309 hektarësh dhe pistë prej 3.2 km, Aeroporti i Vlorës do të jetë më i madhi në vend dhe do të ketë edhe një terminal kargo.

Projekti do të kushtojë 104 milionë Euro, ndërsa fluturimi i parë është planifikuar të bëhet në Pranverë të 2025.

Në funksion të aeroportit do të jenë edhe dy hidrovore, që të shmangen përmbytjet dhe operimi i aeroportit të vazhdojë pa ndërpreje.

Paraardhëse

Po ruante delet i vetëm, detaje nga ngjarja e rëndë në Delvinë, 12-vjeçari i fashuar nga koka te këmbët, u sulmua nga 6 qentë e kopesë tjetër

Pasardhëse

Trump dorëzohet në burgun e Georgia, u lirua me një garanci pasurore 200 mijë USD

Pasardhëse

Trump dorëzohet në burgun e Georgia, u lirua me një garanci pasurore 200 mijë USD

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.