• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Lajme

Vuçiç thotë se Orban e kupton shumë mirë situatën në Kosovë

20 August, 2023
në Lajme, Rajon
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Hungaria e kupton në mënyrë të përsosur situatën në Kosovë dhe se ka hasur mirëkuptim me Viktor Orban.

Vuçiç është takuar të dielën në Budapest me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

“Do të kemi mirëkuptim më të mirë dhe më të madh se 20-25 vjet më parë dhe ai trend i mirëkuptimit të ndërsjellë do të vazhdojë, sepse ne sillemi si miq të ngushtë dhe të ndershëm”, ka thënë Vuçiç në konferencë për media pas takimit me Orbanin.

Vuçiç është pyetur nga gazetarët për reagimin që ka bërë presidenti i Partisë Socialdemokrate (SD) në Mal të Zi, Damir Shehoviç, që tha se “Serbia po e kërcënon sërish Malin e Zi”.

Shehoviç reagoi në platformën “X” pasi ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, në një intervistë për “TV Pink” tha se “Mali i Zi e Maqedonia e Veriut, kanë gabuar në lidhje me Serbinë duke njohur pavarësinë e Kosovës”.

Vuçeviq tha se; “kjo do t’i godasë në kokë, siç po i godet në Ukrainë të gjithë ata që promovuan Kosovën si shtet të pavarur, hapën kutinë e Pandorës”.

Shehoviç në reagimin e tij, tha se ata që “nuk e kanë të qartë nëse politika e Putinit në Ukrainë është agresore apo çlirimtare, nuk duhet të jenë pjesë e një qeverie pro-evropiane dhe pro-NATO”.

Presidenti i Serbisë Vuçiç, kur u pyet nga gazetarët tha se “janë budallallëqe të mendohet se Serbia po e kërcënon Malin e Zi”.

Ai pyeti se kush është Shehoviçi.

“Nëse ndahet Ulqini apo Plava, ne do ta pranojmë menjëherë dhe nëse nuk na dërgoni shampanjë, do të themi se po na kërcënoni? Është sikur kur Kurti shkakton trazira, e ata thonë se Kurti nuk është fajtor, por Vuçiçi që se ka pranuar Kosovën. Ne ta kërcënojmë Malin e Zi? Çfarë budallallëqe janë këto, as që na shkon në mendje kjo. Ne vetëm pyesim se si është pozita e serbëve. Nuk mund të na ndaloni të pyesim se çfarë po ndodh me 30 për qind sa janë serbë në atë vend. Gjermanët në Hungari kanë çdo gjë – nga kopshtet deri te shkollat. E në Hungari ka shumë pak gjermanë. E në Mal të Zi ka 30 për qind serbë e nuk kanë asnjë të drejtë. Është më mirë t’u bëjmë kartolina të veçanta falënderimi për të gjithë ata që e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Vuçiç.

Paraardhëse

E rëndë, ndërron jetë 55-vjeçari në plazhin e Darëzezës, çfarë dyshohet

Pasardhëse

U merrte para qytetarëve që parkonin në vendet e caktuara nga Bashkia, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Pasardhëse

U merrte para qytetarëve që parkonin në vendet e caktuara nga Bashkia, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.