• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gazetarja Klodiana Lala zbardh prapaskenat e bujshme ndaj koncesionit të sterilizimit: Rrapaj udhëtoi me Beqajn dhe ish-zv.ministrin në Itali

18 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
118
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur prapaskenat e koncesionit të sterilizimit, i cili u fitua nga kompania “SaniService”, në të cilën aksioneri më i madh ishte biznesmeni Ilir Rrapaj me subjektin “Investital LLC”. Lala denoncon në rrjetet sociale se Rrapaj ka udhëtuar në të njejtin avion me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dy muaj para se të ngrihej komisioni për dhënien e koncesionit të sterilizimit. Konkretisht, shprehet gazetarja, Rrapaj, Beqaj dhe Rjepaj udhëtuan me linjën ajrore “Alitalia Rome” në datën 15 qershor 2014.

Një muaj pas këtij udhëtimi, biznesmeni regjistroi kompaninë “Investital LLC”, aksioneren më të madhe të kompanisë koncesionare dhe në 18 gusht 2014 u ngrit komisioni për koncersionin.

“Fap një udhëtim në Itali dhe fiton koncesionin e sterilizimit…

Rrapaj-Beqaj-Rjepaj

Ilir Rrapaj përfaqësuesi i subjektit “Investital LLC” dhe Umbro Staccini përfaqësues i subjektit Tecnosanimed SRL dhe U.Jet SRL, që krijuan kompaninë koncesionare Saniservice kanë njohje personale me të dyshuarin Klodian Rjepaj, zv.ministër i Shëndetësisë dhe z.Ilir Beqaj ministër i Shëndetësisë në kohën e përgatitjes dhe përfundimit të procedurës së koncesionit.

Njohja fillon prej muajit nëntor 2013, përpara procedurës së koncesionit. Kështu Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj kanë hyrë në Shqipëri në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas me linjën Ajrore Alitalia Rome në datën 15 qershor 2014.

Në dokumentacionin për kapacitetin ligjor të Investital LLC rezulton se ky subjekt është regjistruar në datën 17 korrik 2014 në Prishtinë me kapital 1 mijë euro nga Ilir Rrapaj, vetëm një muaj pas udhëtimit së bashku me avion me shtetasit Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj.

Ilir Rrapaj krijon kompaninë Investital LLC pjesë e kompanive që hyri në garë për koncesionin me 40 për qind.

Kjo kompani është krijuar vetëm një muaj përpara se të dilte urdhri i ministrit të Shëndetësisë me datë 18 gusht 2014 për ngritjen e komisionit të dhënies se koncesionit. Kompania kishte vetëm një të punësuar, krijuesin e saj Ilir Rrapaj”, thekson Klodiana Lala.

Paraardhëse

Mitsotakis mbledh në një darkë liderët e Ballkanit Perëndimor, fton presidentin Begaj dhe jo kryeministrin Rama

Pasardhëse

Begaj refuzon ftesën e Mitsotakis për të marrë në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor në Athinë

Pasardhëse

Begaj refuzon ftesën e Mitsotakis për të marrë në takimin me liderët e Ballkanit Perëndimor në Athinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.