• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nisja e ndërtimit të kullës “përbindësh” në qendër të Tiranës, reagon kryebashkiaku Veliaj

12 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
34
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për debatin në lidhje me ndërtimin e kullës 58 katëshe në zemër të kryeqytetit. Reagimi i tij vjen një ditë pas postimit të gjatë që bëri kryeministri Edi Rama në Facebook.

Veliaj shprehet se sherri për kullën është një përplasje e brendshme mes “dy copave të PD-së”.

Reagimi i Veliajt:

Sot është shumë më e vështirë të marrësh vendim për të shpronësuar 20 mijë m2, qe kushton 20 mln euro; i bie t’i heqësh qytetit investimet për një 1 ose 2 vite. Kjo nuk qëndron. Për sqarim, zona që ishte dhënë për ndërtim në gropën e Hajdin Sejdisë, mirëmbahej nga Bashkia e Tiranës për efekt estetik, derisa të kishte një vendimmarrje tjetër. Unë kam qenë anëtar në konkursin për studion fituese të kullës dhe të gjitha personazhet që sot shfaqen të shokuar, e kanë pasur ne transmetim live në transparencë totale. Grupi danez ishte aq impresionues dhe kishin bërë me aq pasion, dhe kishin aq detaje, fabulës së asaj ndërtese, saqë juria u impresionua dhe vendosi unanimisht. Kjo vendimmarrje ndodhi live në televizion. Në mars u dha leja nga Këshilli Kombëtar, por edhe kjo ishte publike. Menjëherë pasi mbaron mbledhja, botohen në fletoren zyrtare, botohen online. Pra të thuash që këta zbuluan diçka në gusht, është krejtësisht patetike.

Ajo që në fakt ndodhi është se në korrik rikonfirmohet një segment i Partisë Demokratike në detyrë, që është PD-ja e vulës dhe fillon sherrin e brendshëm me PD-në e Saliut, në qoftë se mund ta quaj kështu. Kështu që, është një sherr mes dy copave të PD-së sepse ata mendojnë se si në kohë të tyre, ku çdo gjë bëhej me gjobëvënie, ku çdo gjë bëhej për të copëtuar dhe për të trajtuar qytetin si plaçkë, ata mendojnë se kështu bëjnë të gjithë. Duke qenë se Saliu vriste vete, ai mendon që të gjithë njerëzit vrasin, siç ndodhi në 21 janar. Duhet qenë se Gërdeci ishte planifikuar nga i biri i tij paraprakisht, edhe gjithçka që ndodhi aty, përfshirë dhe rastin fatkeq te hedhjes në erë të 26 vetave, ai mendon se kështu i bëjnë të gjithë njerëzit planet. Pra në Partinë Demokratike problemi dhe sherri brenda llojit sepse ata besojnë dhe mendojnë që të gjithë shqiptarët funksionojnë kështu. Por nuk është kështu! Ndodhi në mënyrë transparence.

Merrni kamerën shkoni në stadium sot, do të keni këtu gjithë analistët. Vetë janë të gjithë me vila, që kryesisht i kapin nga gjobëvënia. Keni sot gazetarë dhe analistë që jetojnë shumë më mirë se ata njerëz që kanë 30-40 vite që punojnë. Kështu që, në këtë sens këtu është bërë një lëmsh mes dy copave të Partisë Demokratike, dhe mendojnë që do i lajnë hesapet e tyre në kurriz të Tiranës. Përsa i përket Bashkisë së Tiranës, konkursi ishte transparent, transparente leja, transparent taksa. Kurse për sa i përket sherreve që ka brenda Partisë Demokrate thoshin gjyshet tona: Kokat hëngshin. Por në qoftë se mendoni se ne jemi duke i qarë hallin kë të ndihmojmë vulën, apo Saliun, unë them përsëri kokat hëngshin, sepse Shqipëria ka parë keq si nga ajo familje e bashkuar, si nga ajo familje e copëtuar, ka prodhuar vetëm ligësi.

Paraardhëse

Rama: Erdhën 500 mijë italianë, nuk ka kënaqësi më të madhe për shqiptarët se të mirëpresin italianët

Pasardhëse

Balla fton të rinjtë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit

Pasardhëse

Balla fton të rinjtë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.