• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Partia Demokratike drejt Kuvendit të 2 shtatorit, nga ‘pastrimi’ i listave të delegatëve te ndryshimet statutore, cili do jetë ekipi ‘Basha 4’?

12 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me kthimin në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk humbi kohë por menjëherë pas zyrtarizimit me votat e 16 mijë demokratëve, nisi mbledhjet e ekipeve drejtuese të PD, fillimisht të besuarit e tij, kryetarët e PD në degë e më tej kryesinë e Partisë.

Organin më të lartë vendimmarrës të PD, Kuvendin Kombëtar Lulzim Basha e mbledh më 2 shtator, ku pritet të ketë vendime të rëndësishme për të marrë, qoftë për organizimin e brendshëm të një partie që lufta e brendshme e mundoi gjatë, qoftë edhe për aksionin në parlament, ku sinjalet kryedemokrati i ka dhënë se do të jetë më present.

Kuvendi i 2 shtatorit, që tradicionalisht mbahet në Pallatin e Kongreseve, nuk do të thërrasë 7646 delegatët që ky organ i PD kishte përpara ndarjes së demokratëve.

Listat, sikurse ndodhi me Këshillin Kombëtar do të pastrohen nga berishistët.

Partia Demokratike, po punon mbi rifreskimin e listave të delegatëve për të hequr ata që prej gati dy vitesh i janë bashkuar Rithemelimit.

Gjithsesi, në Kuvend do të jenë të ftuar ‘kundërshtarët’ më të rinj të Lulzim Bashës, grupimi “Bardhi” që nuk e njeh rikthimin e Bashës në krye të PD dhe zgjedhjen e tij e ka çuar në gjykatë.

Kuvendi do të ketë ndryshime statutore.

PD ende nuk ka zbuluar se çfarë do të përfshijnë këto ndryshime, por pritet që në statut të reflektohen ‘ngërçet’ për kompetencat e drejtuesve poshtë kryetarit në hiearki, që palët, edhe brenda PD zyrtare i ka përplasur jo pak herë përgjatë kohës kur nuk kishin në krye një drejtues.

Pikëpyetja më e madhe është nëse kryedemokrati do të njoftojë ekipin ‘Basha 4’, pasi PD-së i janë dorëhequr nënkryetarët, disa anëtarë kryesie, nuk ka një kryetar të Këshillit Kombëtar, sikurse posti i numrit 2 të Partisë Sekretarit të Përgjithshëm të PD është në pikëpyetje pasi Gazment Bardhi nuk e njeh Bashën kryetar.

Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që ‘non gratat’ e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë.

Paraardhëse

Tragjedi në kanalin e La Manshit, 6 të vdekur, 50 të shpëtuar

Pasardhëse

Sherri për tokën, 53-vjeçari i nxjerr inatin gomarit të fqinjit, e vret me çifte

Pasardhëse

Sherri për tokën, 53-vjeçari i nxjerr inatin gomarit të fqinjit, e vret me çifte

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.