• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Organizoi vrasjen e kunatit, arrestohet në Lezhë 30-vjeçari i kërkuar nga Italia

12 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
94
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Policia ka arrestuar në Lezhë, Gëzim Gjinin, 31-vjeçarin i cili kërkohet nga autoritetet italiane, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

I riu ka organizuar vrasjen e kunatit të tij në Itali (bashkëshortit të motrës), ngjarje e ndodhur më 13 dhjetor 2022.

Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Njoftimi:

“Specialistët e strukturave hetimore dhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, të koordinuara me Interpol Tiranën dhe në bashkëpunim me partnerët italianë, kanë vijuar operacionin policor ndërkombëtar të koduar “Infra Atlas”, i cili po zhvillohet aktualisht në disa shtete dhe koordinohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion, me qëllim arrestimin e të gjithë shtetasve të implikuar në një vrasje të kryer në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe ndërhyrjes së menjëhershme, profesionale, u lokalizua në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar G. Gj., 30 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë.

30-vjeçari fshihej në vendin tonë, pasi autoritetet gjyqësore italiane i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vrasje. Shtetasi G. Gj. akuzohet se është organizator i vrasjes së bashkëshortit të motrës së tij, shtetasit P. C., vrasje e kryer me mjet prerës, në Rocca Priora, Itali, më datë 13.12.2022, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë.

Vijojnë procedurat, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, drejt Italisë”, njofton Interpol”, njofton policia.

 

Paraardhëse

Vdekja misterioze e Joy Ayoko, zbardhen detaje nga letërporosia për autoritetet e Kenias, çfarë kërkon prokuroria shqiptare

Pasardhëse

Qyteti i Ukrainës Odessa rihap zyrtarisht disa plazhe

Pasardhëse

Qyteti i Ukrainës Odessa rihap zyrtarisht disa plazhe

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.