• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rreth 100 milionë euro për “përbindëshin” pas Teatrit të Operas, kompania që do e ndërtojë nuk i ka paratë

10 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
78
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rreth 100 milionë euro përllogaritet të jetë kostoja e ndërtimit të kullës “Mount Tirana” në parkun pas Teatrit të Operas dhe Baletit, sipas projektit fitues të studios daneze të arkitekturës, Cebra.

Kompania e listuar si partnere e CEBRA-s dhe që do të ndërtojë këtë kullë, kundërshtuar nga aktivistë të shoqërisë civile dhe nga Lëvizja Bashkë, është ‘Nova Construction 2012’.

Protestuesit dhe një ata që kanë kundërshtuar projektin kanë ngritur dyshime mbi kapacitetet financiare të kësaj kompanie për ta ndërtuar këtë kullë. I fundit që ngriti shqetësim mbi mundësinë e pastrimit të parave në këtë kullë ishte kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.

Dyshimet janë ngritur fillimisht nga të dhënat financiare të kompanisë ‘Nova Construction’, shkruan Voxneës.al. Sipas bilanceve financiare të vitit të kaluar të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Bizneseve nga vetë kompania, buxheti i saj është tepër modest për të realizuar një investim 100 milionë eurosh, aq sa përllogaritet kulla.

Në fund të vitit të kaluar kompania ka deklaruar totalin e kapitalit dhe të detyrimeve në vlerë rreth 45 milionë euro. Nga këto, 42 milionë euro janë detyrime të saj. Pjesa dërrmuese e kësaj vlere janë në formën e pronave të patundshme që kompania ka ndërtuar, ose ka në proces ndërtimi.

Ndërkohë, për vitin 2022 ‘Nova Construction’ deklaron fitime në vlerën e 1.9 milionë eurove dhe 3.4 milionë euro vlerë mallrash që ka në inventar.

Shifrat pasqyrojnë një gjendje financiare relativisht të qëndrueshme për kompaninë, por shifra e likuiditetit, pra e parave që ajo ka në gjendje për investim është shumë larg vlerës prej 100 milionë euro, që përllogaritet kostoja e kullës në lulishten pas Teatrit të Operës dhe Baletit.

Paraardhëse

Donte të bëhej doktor, ky është 23 vjeçari shqiptar që vdiq në Greqi

Pasardhëse

Gazeta franceze për Shqipërinë: Perlë e Ballkanit

Pasardhëse

Gazeta franceze për Shqipërinë: Perlë e Ballkanit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.