• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Greqia kërcënon me veto Shqipërinë

7 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
61
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazeta Kathimirini shkruan se Kryebashkiaku i ri i zgjedhur i Himarës mbahet prej muajsh në paraburgim dhe për pasojë nuk ka mundur të bëjë betimin.

Autoritetet greke shprehen se ky proces është i motivuar politikisht sepse Shqipëria ka shkelur të drejtën e gjykimit të drejtë dhe prezumimit të pafajësisë.

Redaktori diplomatik Vassilis Nedos duke iu referuar diskutimeve të brendshme në qeverinë greke pas dështimit në bisedimet me homologët shqiptare thekson se në fillim të muajit Dhjetor në mbledhjen e Këshillit Evropian kryeministri Mitsotakis mund të vendosë veton duke kërkuar ngrirjen e ndihmës financiare ekonomike për Shqipërinë. Edhe zv. presidenti i KE-së Margaritis Schinas u shpreh në Radion e Selanikut për këtë çështje:

“Ja kam bërë të qartë Komisionerit Oliver Varhelyi si përgjegjës për zgjerimin e BE-së se nëse çështja nuk zgjidhet, procesi i integrimit të Shqipërisë nuk duhet qe të vazhdojë. Ndalimi i z. Beleri përbën shkelje të prezumimit të pafajësisë sepse pengon një përfaqësues të zgjedhur në mënyrë demokratike një pjesëtar të minoritetit etnik grek në Shqipëri që të betohet dhe që të ushtrojë detyrën.

Si një përkrahës prej kohësh i perspektivës evropiane të Shqipërisë, shpresoj që autoritetet shqiptare të ndërmarrin hapa konkretë për zgjidhjen e shpejtë të çështjes. Nëse kjo nuk ndodh, unë shoh një rrezik serioz që kjo çështje do të ndikojë negativisht në vlerësimin e përgjithshëm të progresit dhe angazhimit të Shqipërisë në rrugën e duhur për t’u bërë një anëtar me të drejta të plota i BE-së.”

Prokuroria e Posaçme (SPAK) mbylli më herët hetimet në ngarkim të Belerit, duke e çuar dosjen për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin.

SPAK thekson se, nga analiza rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 Eurosh për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë, në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj.

Ndërkaq, vetë shtetasit Arsen Rama i ka premtuar si shpërblim për shërbimin që do të kryente shumën 300 Euro.

Beleri ia ka dhënë shumat monetare Ramës nëpërmjet të pandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi, i cili ka qenë bashkëpunëtori i tij në kryerjen e këtij akti korruptiv.

Ky i fundit i ka dhënë Ramës tetë kartëmonedha të prerjes 5 mijë lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të Belerit.

Në rastin konkret të pandehurit e kanë kryer veprën penale me veprime aktive të kundërligjshme në dy forma të saj, si nëpërmjet premtimit dhe ofrimit të shumave monetare.

Paraardhëse

Berisha: Veliaj dhe Rama, autorët kryesorë të vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës

Pasardhëse

Qeveria shqiptare propozon ligjin për sigurimin e detyrueshëm të shtëpive nga tërmetet

Pasardhëse

Qeveria shqiptare propozon ligjin për sigurimin e detyrueshëm të shtëpive nga tërmetet

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.