• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Parandalohet krimi në familje, 48-vjeçari kërcënoi gruan se do ta vriste me sëpatë

6 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një krim i rëndë është parandaluar në një familje në Elbasan, ku burri ka kërcënuar gruan se do ta vriste me sëpatë, por fatmirësisht, fal ndërhyrjes së menjehershme të Policisë, 48-vjeçari është vënë në pranga.

Sakaq, nga hetimet e thelluara rezultoi se burri kishte një pronësi një parcela me kanabis në fshatin Vreshats.

Njoftimi i Policisë:

“Elbasan/Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Kërcënonte bashkëshorten se do ta vriste me sëpatë, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon ngjarjen e mundshme kriminale.

Në kuadër të operacionit “Momenti”, u vu në pranga 48-vjeçari.

Sekuestrohet një sëpatë, një përforcues grushti dhe 40 fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar nga 48-vjeçari, në pronën e vet.

Shërbimet e Rendit dhe ato për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo kanë marrë njoftim se në lagjen “Vullnetari”, një shtetas kërcënonte bashkëshorten e tij se do ta vriste me sëpatë, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Momenti”, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, në këtë familje.

Si rezultat i ndërhyrjes së Policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi, 48 vjeç, banues në Elbasan.

Në vijim të hetimeve të thelluara për veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi, u sigurua informacion se 48-vjeçari, në një parcelë në pronësi e tij, në fshatin Vreshats, kishte kultivuar fidanë narkotikë.

Në bazë të këtyre informacioneve, janë organizuar kontrolle në këtë pronë ku janë gjetur dhe asgjësuar 40 fidanë narkotikë cannabis sativa që dyshohet se ishin kultivuar në kubikë, nga shtetasi A. L.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sëpatën me të cilën shtetasi A. L. kanoste bashkëshorten, një përforcues grushti, si dhe disa nga fidanët narkotikë, pasi pjesa tjetër e tyre u asgjësua nëpërmjet djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Paraardhëse

Studentja nga Meksika, gjendet e vdekur pas dhjetë ditësh

Pasardhëse

Itali, mbyten dy varka me emigrantë në brigjet e Lampeduses, mbi 30 të zhdukur, gjenden të vdekur një grua dhe një fëmijë 1-vjeç

Pasardhëse

Itali, mbyten dy varka me emigrantë në brigjet e Lampeduses, mbi 30 të zhdukur, gjenden të vdekur një grua dhe një fëmijë 1-vjeç

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.