• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Lajme

Beogradi goditet nga stuhia e breshërit

5 August, 2023
në Lajme, Rajon
0
38
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pasditen e sotme, një stuhi breshëri ka goditur Beogradin,  duke bërë që uji të rrjedhë nëpër rrugët qendrore të kryeqytetit serb, stuhia u shoqërua nga erëra të forta dhe shi, si dhe nga një rënie e madhe në temperatura.

Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë (IHS), njoftoi më herët se moti në Serbi do të jetë shumë i paqëndrueshëm, me shi, rrebeshe të mëdha, bubullima dhe kohë pas kohe breshër, posaçërisht pasdite dhe në mbrëmje.

IHS pret që temperaturat të bien për rreth pesë deri në tetë gradë.

Temperatura aktuale në shumicën e vendeve në Serbi është mes 26 dhe 32 gradë Celsius, sipas IHS.

Ministria e Brendshme e Serbisë (MBS) njoftoi të premten, 4 gusht, se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që të reagojë ndaj pasojave të shirave të mëdha, si dhe për t’i mbrojtur popullin dhe pronat.

Stuhia në Serbi mbërriti nga Evropa veriore, e cila më herët i dëmtoi vendet e tjera si Slloveninë dhe Kroacinë, ku pritet një rritje e madhe e nivelit të ujit në lumenjtë Mura, pritet të rritet.

Alarmi për motin e lig është aktivizuar edhe në Bosnja e Hercegovinë.

Më së keqi është goditur Sllovenia. Shiu i madh që ra gjatë natës së 4 gushtit dhe mëngjesit së 5 gushtit në provincat e Sllovenisë, Gorenjska dhe Karinthia, shkaktoi vërshime.

Niveli i ujit në lumenjtë e Sllovenisë jugore, të cilat kanë dalë nga shtrati në disa vende, janë në rritje, dhe si pasojë shumë rrugë mbesin të mbyllura.

Agjencia e Mjedisit të Sllovenisë, ARSO, rriti alarmin në nivelin më të lartë pas shirave të rrëmbyeshme që kanë goditur më së keqi pjesë veriore, veriperëndimore dhe qendrore të shtetit.

Policia sllovene tha për agjencinë e lajmeve STA se tre persona kanë vdekur, që kur shteti u godit nga stuhitë e shiut të enjten mbrëma.

Një sllovene vdiq në qytetin Kamnik, ndërkaq dy shtetas holandez vdiqën në një zonë malore afër qytetit Kranj.

“Vdekja në Kamnik mund të jetë shkaktuar nga vërshimet, ndërkaq vdekjet në mal mund të jenë shkaktuar nga vetëtimat. Megjithatë, rrethanat e vdekjeve janë duke u hetuar”, tha zyrtarja policore, Maja Adleshiq Ciperle.

Ushtria e shtetit është angazhuar në ndihmën e qytetarëve pas motit të lig.

Paraardhëse

Spartak Ngjela: Koha erdhi, në shtator priten goditje të ashpra në rangje të larta të politikës

Pasardhëse

Babai i Elvana Gjatës feston ditën e lindjes, këngëtarja ndan foton e rrallë pranë të atit

Pasardhëse

Babai i Elvana Gjatës feston ditën e lindjes, këngëtarja ndan foton e rrallë pranë të atit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.