• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Si e paralajmëroi Luiza vrasjen 8 muaj më parë

4 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“…Veprimet i kam kryer në gjaknxehtësi dhe veprime të tilla nuk do të përsëriten”. Kështu shprehej Gjergji Mullalli në 2018-n para gjykatës, kohë kur kjo e fundit lëshoi urdhrin e parë të mbrojtjes ndaj Luiza Mullallit. Ky zotim i Gjergjit, jo vetëm që nuk u mbajt, por situata u rëndua edhe më shumë. Emisioni Uniko nga gazetari Spartak Koka, sjell detaje me prova dhe dokumente për marrëdhënien e rënduar mes çiftit Mullalli, që çoi në krimin makabër të 29 Korrikut.

Pas urdhrit të parë të mbrojtjes në vitin 2018-të, situata bashkëshortore vijonte të ishte e tendosur dhe shpesh herë kishte akte të tjera dhune të cilat nuk ishin denoncuar nga Luiza pasi donte të ruante familjen. Situata duket se u bë e padurueshme dhe më 6 Nëntor të vitit 2022, Luiza trokiti sërish në dyert e organeve të drejtësisë për të kërkuar mbrojtje, pasi ndihej e rrezikuar seriozisht për jetën nga bashkëshorti i saj Gjergji.

“Në seancën gjyqësore të datës 25 Nëntor të vitit 2022, Luiza Mullalli deklaroi se i qëndronte pretendimeve të paraqitura në seancën e mëparshme për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Në vijim ajo u shpreh se ka interes për të vazhduar gjykimin pasi nuk dihet e sigurt dhe i padituri nuk është i qëndrueshëm në veprimet që bën, në datën 9 Nëntor 2022 ka shkelur urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes e për këtë ka njoftuar komisariatin e policisë Maliq. Gjithmonë ia ka falur, por nuk mundet më dhe kërkon të lëshohet urdhri i mbrojtjes”, thuhet në vendimin e gjykatës të vetëm 8 muajve më parë.

Po sipas asaj që thuhet në vendim, “para gjykatës Luiza ka sqaruar se për të provuar pretendimet e saj ka paraqitur edhe prova me dëshmitar djalin e saj dhe nusen e vëllait të saj, të cilët janë në dijeni të situatës së krijuar në familje, të marrëdhënies së saj me të paditurin. Në përfundim, prej saj u kërkua të konfirmohet masat e mbrojtjes të dhëna nga kjo gjykatë në seancën e mëparshme”.

Edhe në këtë rast, gjykata vendosi ta pranonte kërkesën për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes dhe krahas masave të tjera vendosi që Gjergji duhet të mbante një distancë prej 30 metrash larg prej Luizës dhe që të mos hynte në banesën e përdorur nga të dy palët.

Por edhe kjo nuk qe e mjaftueshme.

Dhuna e përsëritur dhe pamundësia për vijimin e bashkëjetesës, bëri që më datën 23 Shkurt 2023, Luiza Mullalli të paraqiste në gjykatë kërkesën për zgjidhje të martesës.

Pas urdhrit të parë të mbrojtjes Gjergji theksoi konsumimin e alkoolit. Ndërsa pas urdhrit të mbrojtjes së vitit 2022 ai u zhvendos të jetonte tek shtëpia e prindërve pak metra më larg, ku dhe me ta, sipas banorëve, nuk kishte një sjellje të mirë dhe i kishte lënë në një dhomë pasi u thoshte se shtëpia ishte tij.

Banorët e fshatit u shprehën se Gjergji kishte dyshime se Luiza e tradhtonte, dyshime të cilat nuk arriti t’i vërtetonte asnjëherë. Sipas të njëjtave burime nga fshati, 55-vjeçari ishte i mërzitur me Luizën pasi shprehej se ia kishte kthyer të 3 fëmijët kundër.

Emisioni Uniko zbulon po ashtu se, pa kaluar 3 muaj nga kërkesa për zgjidhje të martesës, më datën 19 Maj 2023, Luiza iu drejtuar sërish gjykatës për akuzën ndaj bashkëshortit, për dhunë në familje.

Më datën 19 Korrik kishin patur seancën e fundit të zhvilluar për zgjidhjen e martesës ndërsa seanca e radhës ishte caktuar me datën 4 Tetor 2023. Seancë e cila mesa duket nuk ka më objekt dhe arsye për t’u zhvilluar, pasi asnjëri prej tyre tashmë nuk jeton.

Mbrëmjen e 29 Korrikut, Gjergji Mullalli i mori jetën bashkëshortes së tij Luiza Mullalli, duke e qëlluar për vdekje me armë zjarri. Më pas trupin e saj e mbështolli me çarçaf dhe e hodhi në gropën septike të banesës, në fshatin Zëmblak të Maliqit, ku jetonin. Disa orë pas krimit të rëndë, teksa 55-vjeçari ishte në kërkim nga policia, ai e drejtoi armën nga vetja, duke e çuar kështu bilancin e kësaj ngjarjeje tragjike në dy të vdekur.

Luiza dhe Gjergji kishin 25 vjet të martuar dhe ishin prindër të 3 fëmijëve. Me një diferencë moshe prej 9 vitesh ata u njohën me mblesëri. Ishin martuar në vitin 1998 dhe për 16 vite jetuan në Athinë të Greqisë, derisa vendosën të ktheheshin përfundimisht në Shqipëri në fshatin Zëmblak ku kishin ndërtuar dhe shtëpinë me kursimet e mbledhura nga emigracioni.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e shtunë 5 gusht 2023

Pasardhëse

Tërmet në vend, ja sa ishte magnituda

Pasardhëse

Tërmet në vend, ja sa ishte magnituda

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.