• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Një ndalesë-një kontroll”, “zhbëhet” kufiri me RMV,, Rama e Kovaçevski: Realizojmë ëndrrën e vjetër, Korridorin 8

31 July, 2023
në Aktualitet, Kosovë, Politikë
0
80
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga kjo e hënë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë kontroll të përbashkët kufitar, duke lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Ceremonia e hapjes së sportelit të përbashkët mes dy vendeve u bë nga kryeministrat Rama e Kovacevski në pikën kufitare të Qafë Thanës.

E teksa “One stop shop” pritet të ketë një impakt në ekonomitë e dy vendeve, Kryeministri Rama paralajmëroi avancimin e kësaj nisme me një tjetër, atë të unifikimit të doganave.

Edi Rama: Dua të shpresoj që të dyja ministritë e Brendshme do të kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku të sezonit për të bërë kalimin pa kontroll apo me saktë me kontroll të rastësishëm me makina të targuara Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Dimitar Kovaçevski: Në Ballkan nuk na duhen kufijtë, kufij nuk ka në Evropë dhe nuk ka pse të ketë në Ballkan.

Por “një ndalesë – një kontroll” nuk është e vetmja nismë rajonale që ka nisur të marrë udhë. Korridori 8 tanimë është një tjetër projekt, për të cilin palët janë vënë në lëvizje në të dy anët e kufirit.

Edi Rama: Ka qenë shumë e vështirë dhe më në fund ja kemi dalë në samitin e Tiranës dhe kjo na jep një tjetër energji pozitive dhe një burim tjetër të rëndësishëm nga BE.

Belinda Balluku: Brenda 2024, dy lotet e para nga Elbasani në Qafë Thanë të dorëzohen për të hapur gjatë Shtatorit të këtij viti, 2 lote të tjera 3 dhe 4 që do të vijnë deri në pikën e lidhjes.

Korridori Blu mbetet një tjetër projekt infrastrukturor, për të cilin kryeministri tha se puna ka përparuar.

Edi Rama: Janë në prag të nisjes së punimeve për disa segmente, duke filluar nga Milot-Balldren, duke vazhduar me atë Kashar-Lekaj, Lekaj-Fierin, ndërkohë që presim Milot-Thumanë, Thumanë-Kashari 70% i ndërtuar.

Sipas Ramës, deri në fund të vitit do të jetë gati projekti që lidh Bunën përmes urës së re me Balldrenin.

Paraardhëse

“Zhdukja” dhe rikthimi i Bashës, plani i kryedemokratit pas 16 muajve në hije

Pasardhëse

Zjarret në vend, Rama: 15 vite burg për zjarrvënësit, prokurorët e gjykatësit qasje skandaloze

Pasardhëse

Zjarret në vend, Rama: 15 vite burg për zjarrvënësit, prokurorët e gjykatësit qasje skandaloze

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edi Rama: Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët, divorcet janë me të lehta se kam përvojë

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Këtë të hënë, kryeministri i vendit Edi Rama, mori pjesë në prezantimin e platformës Startup Albania në mbështetje të sipërmarrjeve...

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

22 September, 2025

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.