• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ishte dashuri me shikim të parë”, përgjegjësja heq nga puna çiftin në Berat sepse zbuloi romancën mes tyre

26 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
214
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dy punonjës në një fasoneri në Berat janë pushuar nga puna pasi u zbulua lidhja e dashurisë mes tyre. Burri 52 vjeçdhe gruaja 37 vjeçe, u shkarkuan nga vendi i punës vetëm se filluan të bashkëjetonin bashkë.

Ata e kanë denoncuar rastin e tyre në Fiks Fare, duke kërkuar arsyen largimit nga fasoneria.

“Unë po bëj 11 vite që punoj në këtë fasoneri ‘Qendra Shqiptare’. Isha punonjëse e rregullt, s’kisha probleme gjatë punës. Bënim çanta. Gjatë punës unë u dashurova me Ylviun. Ai paketonte çantat. Ishte dashuri me shikim të parë”, thotë Xhuli.

Më tej pohon se “u dashurova për herë të parë në jetën time”, teksa shton se janë lidhur me Ylviun prej 20 ditësh dhe jetojnë bashkë në Berat.

“Unë isha e martuar, kam edhe një fëmijë 11 vjeç. Nuk kam bërë akoma letrat e divorcit. Por, pas lidhjes sime me Ylviun filluan problemet në punë kur ne, bashkë me Ylviun, na shkarkuan nga puna”, thotë Xhuli.

Ajo pohon se do ta ndjekë dashurinë e saj “deri në vdekje”. Xhuli pohon se përgjegjësja e fasonerisë Tonela Gega e ka marrë në telefon kur e ka marrë vesh se të dy po bashkëjetonin.

“Nuk donte të lidhesha me Ylviun. Më thoshte se është bixhozxhi. Tallet me gratë. Nuk e ka seriozisht. Kur e mori vesh më mori në telefon dhe më kërcënoi se ‘të hani m… tani, ju kam hequr nga puna’. E bëri ngaqë ka komshi ish vjehrrën time”, përfundon Xhuli.

“Edhe unë kam qenë i martuar, kam dy fëmijë jashtë Shqipërisë. Kam qenë vetëm dhe u dashurova me Xhulin. U lidhëm në vend të punës. Po sa u lidhëm bashkë na kërcënuan me vendin e punës. Tani shkojmë dhe askush s’na pret. Na kanë larguar nga puna”, ka treguar Ylviu.

Pas ankesës, Xhuli dhe Ylviu shkojnë te fasoneria “Qendra Shqiptare” për të takuar përgjegjësen Tonela Gega. E presin dhjetëra minuta dhe makina e Tonelës futet në fasoneri, por ajo nuk pranon t’i takojë. Bashkë me Xhulin dhe Ylviun, gazetarët e Fiksit shkojnë te Fasoneria. Kërkojnë të takojnë përgjegjësen, znj. Tonela. Në fund, çiftin dhe gazetarët i takon ekonomisti, i cili pohon se të dy janë pezulluar për shkak se s’kanë ardhur në punë.
Ekonomisti debaton me Ylviun dhe Xhulin që “s’kemi ardhur për shkak të Tonelës”.

Ekonomisti i thotë se unë s’kam asnjë shkresë zyrtare për t’ju hequr nga puna dhe ju kam ende në listën e të deklaruarve në sigurime shoqërore. Më pas, gazetarët e pyesin ekonomistin se “i keni hequr se janë dashuruar”? Ai përgjigjet se “le të dashurohen, kemi edhe të tjerë por i kemi pezulluar se nuk kanë ardhur në punë”.

Gazetarët i pyesin nëse ky çift ka pasur probleme në të kaluarën në punë, ndërsa ekonomisti thotë se jo, madje për ta s’ka asnjë paralajmërim për shkarkim nga puna apo edhe masa të tjera. Por, shton se janë pezulluar se “s’kanë ardhur në punë”. Në fund, ekonomisti thotë se do e diskutojë dhe të hënën le të paraqiten në punë.

Paraardhëse

Largohen temperaturat ekstreme, meterologia Lajda Porja tregon kthesën e madhe të motit duke filluar nga sot: Rrebeshe dhe shira në këto qytete të Shqipërisë

Pasardhëse

Familja e Rita Orës me pushime në Shqipëri, darkojnë të Mrizi i Zanave

Pasardhëse

Familja e Rita Orës me pushime në Shqipëri, darkojnë të Mrizi i Zanave

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.