• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nuk jam i vetëm”, a do të jetë ndryshe partia e re? Adriatik Lapaj tregon si do funksionojë

21 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në këtë projekt të ri që ka ndërmarrë, Adriatik Lapaj ka zbuluar se nuk është i vetëm, por tregon se në ndryshim nga partitë e tjera që janë krijuar, nuk po kërkon votën, por po i fton ato që t’u bashkohen drejt parimeve.

Aktivisti u shpreh se baza e partisë së tij do jetë vetëorganizimi, pra jo nga qendra, duke thënë se do të financohet nga populli, me një financim minimalist.

“Nuk po mundohem që të bind askënd, pra të takoj dikë dhe ta bind që të më bashkohet, po takoj për t’i ftuar për të qenë pjesë e parimeve, unë e kam bindjen që nuk duhet të ftojmë njerëzit për parimet. Nuk kam asnjë nga pas, vetëm parimet. Në krah do jenë burra, gra, vajza dhe djem, profesionist, të rinj, por jo dhe aq të rinj, njerëz që kanë eksperiencë pune, do jetë një konglomerat vlerash, ai është një tren i hapur pa dyer dhe pa dritare ku kushdo mund të hipi për të realizuar këto parime. Nuk jam i vetëm, radhët po shtohen goxha, do i dalloni në shtator, kam bërë thirrje për vetëorganizim, unë kam ndarë mendjen, që kjo do jetë lëvizje e popullit, me financime minimaliste aq sa duhet për të mbajtur mekanizmin gjallë”, u shpreh ai.

Lapaj ka zbuluar edhe disa nga pikat kryesore të programit ku do të mbështetet kjo forcë e re politike që pritet të marrë jetë në fillim të shtatorit.

“Ne na duhet që të hapim garën, që të mos jetë një muaj para zgjedhjeve se kush do jetë deputet, duhet një ligj për referendumet, një ligj që të depolizitojë administratën dhe kjo u duhet të gjithëve, në këtë kuptim, po thuhet për herë të parë”, tha Lapaj.

Përtej premtimit, Lapaj tregon se ka edhe rrugën se si synon që t’i arrijë.

“Vetëdijësimi i popullit, kjo ka ndodhur ose po ndodh, ne do bashkojmë vullnetet, do protestojmë, do marshojmë, do bëjmë propozime për ndryshime Kushtetuese dhe do kërkojmë reflektim të këtyre fakteve, nëse nuk reflektojnë, atëherë populli do të përballet në zgjedhje. Nëse janë të kënaqur me gjendjen, të mos na bashkohen, nëse jo duhet të bashkohen ideve, për të bërë një ndryshim të madh”, përfundoi Lapaj.

Paraardhëse

U futën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës për t’u larë dhe nuk dolën më, mbyten babai me dy djemtë dhe nipin

Pasardhëse

Tragjedia e Gramshit, nxirren nga liqeni i Banjës trupat e pajetë të 4 anëtarëve të familjes Zogu

Pasardhëse

Tragjedia e Gramshit, nxirren nga liqeni i Banjës trupat e pajetë të 4 anëtarëve të familjes Zogu

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.