• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ahmetaj: Vilën 74 e ka Elda Dinaj, arkitekti nxjerr “lakuriq” ish-ministrin për vilën në Palasë: Më pagoi Albina Mançka, i bëra arredimin

16 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
1.3k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dy arkitektë kanë bërë lidhjen e vilës në SPAK dhe ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt, ata kanë dëshmuar bisedat për mobilimin.

Një tjetër lidhje është bërë për pagesën e faturës, kjo përmes zbulimit të bisedave dhe mesazheve me telefon.

Një tjetër dëshmi që e lidh ish-ministrin Arben Ahmetaj me vilën Nr.74 në kompleksin luksoz “Green Coast” është e inxhinierit që realizoi projektin e arredimit të brendshëm të vilës dy katëshe.

Megjithëse ish zëvendëskryeminiestri e ka mohuar përfshirjen e tij në pronësinë e kësaj vile, duke pohuar se pasuria i përket E.Dinaj, një shtetase shqiptaro-zvicerane shoqe e ish-bashkëshortes së tij, me dëshminë që ka dhënë arkitekti në SPAK zbulon lidhjen me pasurinë.

Emrat e dy arkitektëve kanë dalë gjatë kontrollit në muajin Mars 2023 që SPAK i bëri vilës në Palasë.

Mes broshurave të gjetura, u sigurua dhe një katallog që tregonte projektimin e mobilimit.

gjatë marjes në pyetje ata pranuan se ishin porositur dhe paguar në vitin 2019 nga Albina Mançka, gruaja e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj.

Drejtori i studios së arkitektëve ka pohuar në SPAK se:

”Më duket se ka qene viti 2019 kur me ka kontaktuar Albina për këtë projekt.…Albina për projektin që i përgatita, më ka kontaktuar vetë dhe më ka paguar një vlerë rreth 2500 ose 3000 (tre mijë) euro, nuk më kujtohet saktësisht. Mesa me kujtohet, vila për të cilën do të përgatisja projekt idene, cilësohej si vilë e vogël , ndoshta 170 deri në 180 m2, në filet digitale që më janë vënë në dispozicion nga shoqëria “X” të cilat mi dërgoi me email. Unë kam vajtur fizikisht në Dhërmi, e kam parë vilën, kam qenë vetëm. Mbaj mënd që kam bërë një projekt “interior design” për Albina Mançka, për një vilë të ndodhur në Palase, rreshti i tretë ose i katërt”.

Ky inxhinier-arkitekt, ka pohuar ndër të tjera se për të realizuar punën, i është dashur të bashkëpunojë me një arkitekte të zyrës, duke e identifikuar para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Më pas SPAK, ka ftuar për të dëshmuar arkitekten e cila ka pohuar se:

”Ne kemi bërë si zyrë një project interior për një vilë të Albinës në Palasë, me sa më kujtohet kemi filluar punimet rreth vitit 2020. Kontaktet në fillim, porositë bëheshin tek “Arkitekti” dhe më pas e ndiqja unë në varësi të rastit apo projektit. Kam shkuar në Palasë dhe e kam parë vilën. Vila mban numrin 74, dhe ndodhet në Palasë, është vilë 2-katëshe ku poshtë është salloni dhe sipër janë 3 dhoma. Më ka çuar në Palasë “Arkitekti” dhe më pas ai është kthyer. Unë Albinën e kam takuar atje, e cila qëndronte me qira në një ambient tjetër…”.

Nga ana tjetër gjatë hetimeve SPAK, ka kryer kçyrjen e telefonit të arkitektes, duke mundësuar një mori bisedash mes saj dhe vetë Albina Mançkës.

Sipas SPAK ka rezulton se mes tyre, janë shkëmbyer shumë fotografi që lidhen me porositjen e disa karrigeve dhe ndriçuesave e disa artikujve elektroshtëpiakë për apartamentin e kthyer në ambient hotelier.

Por ajo që i duhej dhe që kishte shumë rëndësi për SPAK, është biseda e datës 20 Maj, ku ish-bashkëshortja e Ahmetajt i kërkon “Arkitektes” që të komunikojë me “Financieren” e firmës së saj, në mënyrë që kjo e fundit të mos lëshojë më faturat në emër të kompanisë “Integrated Technology Services”, shoqëri e cila përfaqësohet nga Klodian Zoto, por të lëshohen në emër të “Arkitektes”.

Në materialin e SPAK, thuhet se edhe në arredimin e vilës në Hamallaj, dy arkitektën janë impenjuar për realizimin e projektit të mobilimit.

Paraardhëse

Përfundon rruga e re agroturistike Kallmet-Ungrej, kryeministri Rama: Një mundësi zhvillimi ekonomik

Pasardhëse

Prishtina blen dronë Bayraktar nga Turqia, Kurti: Kosova tani edhe më e sigurt

Pasardhëse

Prishtina blen dronë Bayraktar nga Turqia, Kurti: Kosova tani edhe më e sigurt

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.