• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ahmetaj “ndez” Kuvendin, PD-PS dakordësi, të premten shqyrtohet kërkesa e SPAK

13 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kërkesa e SPAK për të zhveshur nga mandati dhe imuniteti Arban Ahmetajn me qëllim arrestimi, dominoi seancën plenare në Parlament duke prodhuar debate të forta.

Gazment Bardhi kreu grupit parlamentar të PD ngulmoi se në këtë seancë duhet diskutuar e votuar pa asnjë vonesë kërkesa e SPAK.

“Zonja kryetare ju dhe një anëtar e Këshillit të mandateve jemi dëshmitar që SPAK gjatë kësaj jave ka tentuar të intimidojë dëshmitarë, të prishë prova, ju po bëheni bashkëpunëtorë që të prishë provat, të negociojë me Ramën të fshehur prova. Nëse keni shprehur vullnet për t’i hequr mandatin, s’ka asnjë arsye për ti hequr mandatin. Është ajo që tha Dumani në mbledhje, prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e rij si deputet, ish-ministri, ish-zv.kryeministri, ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë prova dhe prokuroria kërkon arrestimin të menjëherë për të shmangur prishjen e provave. Këta zotërinj duan ekzaktësisht këtë. T’i japin kohë Ahmetajt të prishë prova, të negociojë me Ramën. Të vijë Rama të tregojë ca ka folme Ahmetajn, si po shkojnë negociatat e dorëzimit të kontrolluar”, tha Bardhi.

Elisa Spiropali ministre për marrëdhëniet me parlamentin kërkoi mos-politizimin e çështjes.

“Në raport me kryeministrin Rama nuk ka asnjë gojë as argument që mund ta bëjë pis në raport me drejtësinë. Ju sulmoni institucionet e drejtësisë dhe e bëni të kompleksohen. Uroj që ata të mos kompleksohen por të bëjnë punën me drejtësi”.

Ndërkohë deputetët mbështetës të Berishës iu rikthyen bllokimit të foltores. Në debate u përfshi edhe ministri drejtësisë Ulsi Manja bashkë me deputeten Jorida Tabaku.

“Heshtja jonë sot ka të bëjë me respektin për drejtësinë, por jo për respektin e kësaj pjese sepse kur të mbërrijë puna për të na bërë moral për ndershmërinë, politikën, e drejtësinë një pjesë e juaja këtij është fundi i parlamentarizmit. Heshtja jonë ka të bëjë vetëm me patë për të cilën në korrik të 2016 u pajtuam për të bërë reformën në drejtësi. Kjo që i bëni ju është shërbimi më i mirë që ju i bëheni krimit, se këto porosi keni marrë nga krimi dhe mesazhin e krimit e sillni këtu. Retorika politike e këtij krahut të djathtë i shërben krimit. Nuk e ndihmon drejtësinë të bëjë punë e vet. Mos e merrni heshtjen tonë për dobësim, heshtja jonë është respekt për drejtësinë dhe ligjin”, tha Ulsi Manja.

“Qeveria u bë avokate e 3 personave në kërkim ndërkombëtar,. Është minimumi që qeveria të japë llogari, turp që i keni dalë për zot një afere korruptive. Sot gjysma e grupit parlamentar të PS përmendet në dosje, ka pasur lidhje me këta 3 persona, këta sot duhet të ishin larguar, të ulnin kokën”, u shpreh Jorida Tabaku.

Debatet në Kuvend ia lanë vendin një mbledhjeje urgjente të Konferencës së Kryetarëve, nga ku për herë të fundit si kryetar i grupit Parlamentar i grupit socialist, taulant Balla i dha demokratëve atë çfarë ngulmonin dhe u dakordësuan për shqyrtimin e raportit të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve. të premten dhe jo të hënën, sikurse u vendos një ditë më parë.

Ish-ministri Damian Gjiknuri kundërshtoi pretendimet e publikuara në media se edhe për të SPAK kishte fakte se Klodian Zoto i kishte paguar biletat e udhëtimit dhe rezervimet e hoteleve, njësoj si dhe për Arben Ahmetajn.

“Kam zhvilluar vetëm udhëtime punë të paguara nga ministria”, tha Damian Gjiknuri.

Paraardhëse

Rama: E di sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë, e turpshme çfarë ndodhi sot

Pasardhëse

Biden: Së shpejti do t’i shesim F-16 Turqisë

Pasardhëse

Biden: Së shpejti do t’i shesim F-16 Turqisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.