• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Taulant Balla Minisitër i Mbrojtjes, reagon Berisha: Mashë e Ramës për të ruajtur lidhjet me krimin

9 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me emërimin e Taulant Ballës, si Ministër i Mbrojtjes, pas shkarkimit të Bledi Çuçit nga ky post.

Shkak për shkarkimin e Çuçit duket se është bërë ngjarja në Fushë Krujë, ku të afërmit e ish-deputetit Rrahman Rraja rrahën brutalisht dy persona të cilët denoncuan prishjen e shtëpive të tyre nga shpërthimet në kantierin e gurores së familjes Rraja.

Lajmin për shkarkimin e Çuçit e bëri vetë publik kryeministri, Edi Rama përmes një postimi në Twitter, ku njofton se ditën e hënë do t’i propozojë Presidentit Bajram Begaj shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe emërimin në këtë post të Taulant Ballës.

Për Berishën emërimim i Ballës si Ministër i Mbrojtjes është bërë me qëllim që Balla të ruajë lidhjet me krimin, pasi pa to nuk fiton në zgjedhje.

Njoftimi për shtyp nga zyra e Berishës

Edi Rama ka bërë dje një rokadë në majë të pushtetit duke e zhgraduar si deputet, Rahman Rrajën dhe disa orë më pas e ka graduar si Ministër të Brendshëm. Taulant Balla është vetëm një “presta nome” për bandën e Rrajve dhe për të gjitha bandat e Shqipërisë nga Elbsani në Shkodër.

Zëvendësimi i “Çuçit të familjes” me familjarin e bandave është shenjë e degjenerimit total të pushtetit dhe verbërisë së Ramës para dramës së sigurisë që po kalon vendi.

Partia Demokratike e konsideron këtë emërim si pjesë të paktit të bërë nga Rama dhe Balla me bandat kriminale për zgjedhjet e 14 majit: Ju na jepni rezultatin ne ndajmë pushtetin me ju.

Raporti i farsës së 14 majit të bërë tashmë publik nga Partia Demokratike e dëshmon qartë këtë.
Si do ta mbrojë, Taulant Balla familjen Maja në Krujë nga banda e Rrajve, kur po ai, para disa vitesh ka hyrë në Komisariatin e Fushë Krujës për të nxjerrë prej andej nipërit dhe djalin e deputetit dhe mikut të tij Rrahman, që ishin ndaluar nga policia për dhunimin e Xhisiela Malokut?

Si do ti mbrojë Taulant Balla policët që kryejnë detyrën në emër të shtetit, kur ai në emër të pushtetit mori anën e banditëve kundër oficerit Emiljano Nuhu, shef i krimeve në Fushë Krujë, që po hetonte Rrajat?

Si do t’i gjurmojë apo arrestojë Taulant Balla bandat vdekjeprurëse të Elbasanit, kur ai rezulton në përgjimet e shërbimeve inteligjente të vendeve aleate si bashkëpunëtor i afërt i tyre?

Si do ta rrisë Taulant Balla besimin e publikut te forcat e Policisë dhe sigurisë, rënë përtokë gjatë këtyre viteve, kur ai ka marrë pjesë, bashkë me Ardi Veliun në manipulimin e provave për vrasjen e Elbasanit në fushatën zgjedhore të vitit 2021?

Taulant Balla është ngarkuar për të bërë atë që nuk bënte dot Bledi Çuçi, kur ndodhin ngjarjet e sikletshme për qeverinë, ai t’i mbulojë siç bëri në Elbasan.

Për Partinë Demokratike nuk ka rëndësi emri dhe mbiemri: mund të jetë Taulant Yaris, Taulant Gurra, Taulant Rraja apo Taulant Balla. Secili prej tyre është masha e Edi Ramës për të mbajtur të gjalla lidhjet e pushtetit me krimin. Sepse, pa këto fije Edi Rama nuk i fiton dot kurrë, asnjëherë, me garë të hapur e të barabartë zgjedhjet!

Paraardhëse

Shkarkimi i Bledi Çuçit, ish ministri zbardh prapaskenat dhe hedh hije dyshimi: Tani që ‘beteja sapo ka filluar’

Pasardhëse

“Miss Shqipëria 2023”, kjo është vajza që rrëmbeu kurorën e bukurisë shqiptare

Pasardhëse

“Miss Shqipëria 2023”, kjo është vajza që rrëmbeu kurorën e bukurisë shqiptare

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.