• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj inspekton shkollën ‘Xhezmi Delli’: Hap dyert në shtator me kushte më moderne

8 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shkolla 9-vjeçare “Xhezmi Delli”, hap dyert këtë vit për nxënësit e Njësisë 3, ku ishte e dëmtuar si shumë shkolla të tjera nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, edhe kjo shkollë është rindërtuar nga e para.

Këtë vit shkollor, do të presë nxënësit me dyfishin e kapacitetit të së parës, por edhe me kushte shumë herë më të mira.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet për ngritjen e shkollës, siguroi prindërit se gjithçka është drejt përfundimit dhe se mund të fillojnë regjistrimin e fëmijëve në shkollën e re.

“Është vërtet mëkat të mundohesh t’i gjesh një mënyrë alternative sistemit online për ta regjistruar fëmijën në një shkollë tjetër, kur shkolla “Xhezmi Delli” është më afër. Ne vërtet mund të jemi gati në fillim të shtatorit ose në fillim të tetorit, por për dy javë nuk ia vlen ta çosh fëmijën në një shkollë tjetër, ndërkohë që shkolla e re po mbaron dhe është në kushte shumë herë më të mira se shkollat bujtëse. Mos i torturoni fëmijët në shkolla të tjera! Kush ka ende dyshim duhet të vijë ta shohë vetë që jemi drejt përfundimit. Ju lutem respektoni sistemin online dhe fëmijët të shkojnë te shkolla që iu takon“, tha Veliaj.

Ai shtoi se kjo shkollë do të jetë një tjetër bizhu që do i shtohet Njësisë 3.

“Jemi vërtet të paduruar të sigurohemi që në shtator-tetor të kemi përfunduar edhe detajet e fundit, edhe mobilimin, për shkollën ‘Xhezmi Delli’. Ajo është një bizhu në mes të Njësisë 3, një njësi që po zhvillohet shumë. Shoh pjesë të njësisë që janë afër rrugëve kryesore, ku shumë prej këtyre ndërtimeve informale janë bashkuar dhe konsoliduar në një ndërtim serioz, normal për të liruar hapësira të tjara. Por ardhja e shkollës dhe ngritja e standardit të ndërtimit do imponojë të njëjtën estetikë dhe të njëjtën shije të realizimit të veprave edhe në pjesën tjetër të lagjes”, deklaroi ai.

Veliaj tha se kjo shkollë nuk është e vetmja që hapet këtë vit, por është një buqetë e tërë, që i shtohet godinave të reja arsimore në Tiranë.

“Sot jam vërtet krenar, sepse pavarësisht se kanë mbaruar fushata dhe debatet, por nuk kanë mbaruar punët. Ne do të kemi një buqetë tjetër shkollash këtë vit. “Xhezmi Delli”, patjetër është një bizhu shumë elegante në këtë komunitet, shkolla “Partizani”, një nga gjimnazet historike të Tiranës hapet këtë vit. Aty patëm vetëm ceremoninë e diplomimit, por hapja e shkollës në shtator do të akomodojë gjithë zonën e Selvisë dhe zonës së Njësisë 8. Do të thotë që edhe ngarkesa që vinte te Çajupi apo te Shkolla e Kuqe, apo te shkollat e tjera prej ‘Samiut’, ose ‘Partizanit’, do të fillojë të ulet. ‘Çajupi’ do të ketë ambientin e vet, siç e ka, një shkollë të re, por dhe ‘Partizani’ kthehet sot ndoshta shkolla më e bukur në Tiranë”, e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Paraardhëse

Pse na do Amerika

Pasardhëse

S’ka bashkim me Tiranën, Evis Kushi: Universiteti i Korçës i ka të gjitha kapacitetet, do rritet përmes ndërkombëtarizmit dhe profilizimit

Pasardhëse

S’ka bashkim me Tiranën, Evis Kushi: Universiteti i Korçës i ka të gjitha kapacitetet, do rritet përmes ndërkombëtarizmit dhe profilizimit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.