• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

“Albin Kurti po sillet në mënyrë të paprecedentë”, Musliu: Ja çfarë pres nga vizita e Ramës

6 July, 2023
në Kosovë, Lajme
0
44
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu foli për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë. Ajo u shpreh se e konsideron si zhvillim të duhur këtë tur Ballkanik, sidomos në situatën me të cilët po përballet sot Kosova, kjo për shkak të kursit të gabuar që po ndjekë Albin Kurti. Deputetja Musliu tha në “Ballkan Update” se sjelljet e kryeministrit Kurti në raport me Shqipërisë dhe faktorin ndërkombëtare janë të paprecedenta.

Sipas Musliut, Kosova qeveriset sot nga një kryeministër, i cili ka ardhur në pushtet duke propaganduar bashkimin e dy shteteve, por sot me qasjen e tij ka thelluar hendekun mes dy qeverive respektive.

“Më vjen mirë që ky takim po realizohet. Vendet tona kanë obligim një qasje vëllazërore, sepse jemi një. Mënyra se si është sjellë kryeministri i Kosovës është e paprecedentë dhe nuk do duhej të ndodhte asnjëherë. Po shihet se komunikimi mes tyre ka kaluar në një fazë kritike. Ne kemi një kryeministër, i cili në pushtet ka ardhur duke propaganduar se do ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë dhe pikërisht ai kryeministër ka krijuar një hendek mes dy qeverive, është rast i paprecedentë dhe uroj që të mos përsëritet më asnjëherë”, tha ajo.

E pyetur si e sheh pritjen e kryeministrit Edi Rama nga kryetarja e shtetit të Kosovës, për këtë Musliu bëri këtë koment:

“Është në respektim të kushtetutës dhe në respektim të vullnetit të Kosovës. Presidentja është autoriteti më i lartë në vend, e cila e përfaqëson popullin e Kosovës, dhe e cila, duhet të garantojë unitet në vend dhe nuk guxon në asnjë moment të mbajë anë. Unë po e konsideroj që përshëndetja ka kryer detyrën dhe është më e pakta që mund të mbajmë përfaqësuesit e shtetit të Shqipërisë. Ka respektuar protokollin dhe ka bërë mirë“, shtoi ajo.

Lidhur me kursin politik të kryeministrit të Kosovës, deputetja e PDK-së shtoi se Albin Kurti ka probleme të mëdha, pasi në radhë të parë nuk po i kupton pasojat e veprimeve të tij, që shkojnë kundër interesit të vendit. Mos-koordinimi me ndërkombëtarët tha Musliu po e dëmton të ardhmen e vendit dhe për këtë ka vetëm një përgjegjës dhe ai është Albin Kurti.

“As vetë nuk e di se çfarë është duke bërë dhe nuk po e kupton më veten. Ai ka probleme me vetë Albinin dhe nuk di çfarë të bëjë. Sjella e tij me kryeministrin Rama duhet të jetë personale, por problemet personale nuk mund të guxojmë t’i lejojmë, që problemet personale t’i katapultojmë në probleme shtetërore. Vetë fakti se ai ka këtë qasje dhe ka po ashtu edhe me faktorët ndërkombëtarë, ai në asnjë forme dhe rrethanë nuk gjen vullnetin për t’u ulur për të zgjidhur problemet dhe tregon dështimin e tij si kryeministër brenda dhe jashtë vendit.Me qasjen e tij karshi faktorit ndërkombëtar është duke shkatërruar të ardhmen e Kosovës“, shtoi deputetja e PDK-së.

Gjatë intervistës në “Ballkan Update”, Musliu tha se pret, që kryeministri Edi Rama të përçojë mesazhe unifikuese gjatë vizitës së sotme në Prishtinë: “Uroj që kryeministri i Shqipërisë të jetë i matur me mesazhet që do ti adresojë sot nga Prishtina. Pres që mesazhet e tij të jenë mesazhe jo përçarëse, por të jenë mesazhe unifikuese”, theksoi ajo.

Paraardhëse

Kontrollet në kampin e MEK në Manzë, reagon policia dhe zbulon si qëndron e vërteta: Nuk kemi pasur asnjë kontakt me shtetin iranian, pajisjet e sekuestruara janë vendosur në dispozicion të SPAK

Pasardhëse

Osmani dhe Rama pajtohen të vazhdojnë koordinimin në të mirë të dy shteteve dhe paqes e sigurisë rajonale

Pasardhëse

Osmani dhe Rama pajtohen të vazhdojnë koordinimin në të mirë të dy shteteve dhe paqes e sigurisë rajonale

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.