• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Hapet testamenti i Silvio Berlusconit, ja si do ndahet pasuria miliarda euro e ish-kryeministrit italian

6 July, 2023
në Botë, Kryesore
0
318
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Testamenti i Silvio Berlusconit është hapur. Sipas asaj që mëson agjencia Ansa , leximi është bërë në zyrën e noterit milanez Arrigo Roveda përballë dy dëshmitarëve, avokatëve Luca Fossati të firmës Chiomenti dhe Carlo Rimini. Më pa su bë leximi mbi ndarjen e pasurisë te fëmijët e themeluesit të Mediaset dhe Forza Italia.

Vetë noteri deklaroi se nuk mund të japë detaje mbi testamentin. “Nuk mund të them asgjë, as sot, as nesër, as kurrë”, tha Arrigo Roveda. Po ashtu deri tani as trashëgimtarët nuk kanë folur.

Berlusconi, një manjat mediash vendosi të hynte në jetën politike italiane, mendohet se ka lënë pas një pasuri afro 4 miliardë euro. Ai ende kishte aksione në shtëpinë botuese “Mondadori”, në firmën e shërbimeve financiare Mediolanum dhe transmetuesin më të madh komercial italian “Mediaset”. Në gusht 2016, Berlusconi pranoi të shiste 80% të A.C. Milan, një nga ekipet më të suksesshme të futbollit në Evropë, për korporatën kineze “Sino-Europe Sports Investment” për 820 milionë dollarë.

Veç tyre, Berlusconi ishte i lidhur edhe me një pasuri në aksionet e Bursave me vlerën e tregut rreth 2.9 miliardë euro, të cilave u shtohet edhe një rrjet kompanish të tjera, si edhe vila dhe prona të patundshme. Ekipi i futbollit Monza apo edhe kompanitë digjitale Satispay dhe Soldo, flota prej tre avionësh dhe një helikopter, janë disa nga pasuritë që Berlusconi la pas.

Mes vilave dhe pronave të shumta që do të përfundojnë në duart e trashëgimtarëve, më e famshmja është pa dyshim ndërtesa në Arcore, e cila ishte rezidenca e ish-kryeministrit për gati 50 vite, që kur e bleu në vitin 1974.

Vila San Martino, në Arcore, e kompletuar me galeri arti, bibliotekë prej dhjetë mijë vëllimesh, orendi, oborr i madh dhe stalla, ishte e regjistruar drejtpërdrejtë në emrin e Berlusconit dhe jo si në rastin e pronave të tjera, që janë regjistruar në emër të kompanive që ai kishte në zotërim.

Rezidenca është 3.500 metra katrorë dhe nëse do të bëhet një llogari e vlerës së saj dhe vilave të tjera që ai kishte në zonë Villa Belvedere në Macherio dhe Villa Campari në liqenin Maggiore, vlera arrin afërsisht në 100 milionë euro.

Berlusconi e nisi karrierën e tij si këngëtar në anijet turistike dhe në klubet e natës. Në vitin 1961, ai u diplomua për juridik dhe themeloi “Edilnord”, një ndërmarrje ndërtimi dhe zhvillimi në Milano. Në vitin 2011, ai u detyrua të japë dorëheqjen si kryeministër dhe u hoq nga parlamenti dy vjet më vonë. Pasuria e tij përfshinte edhe aksionet që Berlusconi i transferoi pesë djemve të tij.

Paraardhëse

“Sytë që të pëlcasin, a nuk e sheh çfarë po bëjmë”, avokati Idajet Beqiri puthje live në emision me bashkëshorten dhe rrëfen njohjen e tyre

Pasardhëse

Kuvendi nis me debate të ashpra për studentët e Mjekësisë, Açka: Po shkelni të drejtat e njeriut

Pasardhëse

Kuvendi nis me debate të ashpra për studentët e Mjekësisë, Açka: Po shkelni të drejtat e njeriut

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.