• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Detajet e vizitës së Klinton në Tiranë, Rama: Do t’i japim mirëseardhje shqiptare

1 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama, ka treguar detaje nga vizita që ish-presidenti i SHBA, Bill Klinton do të zhvillojë në datën 3 korrik në Tiranë.

“Do t’i bëjmë një mirëseardhje shqiptare, do t’i japim mundësinë të njohë pak nga Tirana. Do të kemi një event publik përpara Kryeministrisë në mbrëmjen e datës 3 në orën 19:00. Ai do të flasë do të mbajë një fjalë përpara qeverisë, pastaj do të dalë nga aty dhe do të kemi shumë të ftuar”,– tha kreu i qeverisë.

Kreu i qeverisë tha se ardhja e ish-presidentit, është mbajtur sekret vetëm për shkak të ndryshimit të agjendës së Bill Klinton.

“Unë e kam ftuar presidentin Klinton prej disa kohësh, kjo është një vizitë e planifikuar dhe e parashikuar prej disa kohësh, të cilën e kemi mbajtur sekret vetëm për ndonjë arsye të ndonjë befasie që mund të ishte agjenda e Presidentit amerikan dhe takimi është një takim për ta bërë të mundur prezantimin me Shqipërinë të Presidentin Klinton”, tha kryeministri.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se ftesa për të vizituar vendin tonë i është bërë disa vite me parë, por vetëm se fundi janë krijuar mundësitë për realizimin e saj.

“Ai ka qenë në Kosovë, ai e njeh Kosovën, por ai nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, ndërkohë që për shqiptarët ai dhe familja e tij kanë një respekt dhe një ndjenjë afeksioni të jashtëzakonshme, gjë që e kam thënë dikur, e kemi provuar kur kemi qenë të ftuar në një nga samitet e ‘Clinton Global Initiative’ në Nju Jork. Aty kishte rreth 2 mijë vete që ishin nga bota e biznesit, nga bota e medias, shoqëria civile dhe në tryezën kryesore ishin të ulur; Bill Klinton, Hillari Klinton, Hashim Thaçi, i ndjeri Bujar Nishani dhe unë. Pra, ishte respekti për Shqipërinë, për shqiptarët që na vuri ne në tavolinën kryesore megjithëse aty kishte president dhe kryeministra të tjerë familja Klinton ishte ulur me ne. Që atëherë i kam thënë Presidentit që duhet të vijë të vizitojë dhe Shqipërinë. Kemi pasur kontakte me Zonjën e Parë, kemi një marrëdhënie miqësore dhe më në fund janë krijuar kushtet që presidenti do të vijë”,- deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.

Paraardhëse

Notoi për 28 orë në kanalin e Otrantos, rrëfehet Eva Buzo: Ishte shumë sfiduese, rrezikova jetën

Pasardhëse

Ermal Mamaqin apo Gentjan Zenelajn, Julian Deda flet pa dorashka

Pasardhëse

Ermal Mamaqin apo Gentjan Zenelajn, Julian Deda flet pa dorashka

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.