• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nisma për rritjen e trajnimit, arsimit dhe punësimit, zhvillohet Panairi i parë i punës në Kukës, flet Muzhaqi: Mbi 3000 aplikime në Programin e Kodimit

1 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi në bashkëpunim me projektin britanik “Perspektiva të Reja” realizuan panairin e parë për edukim, arsim dhe punësim për të rinjtë e Qarkut Kukës, ku morën pjesë 27 institucione, biznese e organizata.

Muzhaqi pohoi rëndësinë e panaireve të tilla që rrisin aftësimin dhe punësimin e të rinjve në sektorë të ndryshëm, duke theksuar “është më shumë se sa një panair punësimi. Është një panair për arsimin, trajnimin, aftësimin, praktikat dhe punësimin”.

Muzhaqi vijoi duke informuar të rinjtë e qytetit të Hasit, Kukësit dhe Tropojës, përtej informacioneve për arsimin që ata morën nga Universitetet e pranishme, duke u rikujtuar potencialin dhe mundësitë e reja që qeveria ofron për degët prioritare.

Ministrja u rikujtoi të rinjve nismën më të re të Ministrisë së Arsimit.

“Të rinjtë që zgjedhin të vazhdojnë studimet në degët prioritare do të mbështeten financiarisht nga qeveria me pagë minimale mujore për të ndjekur studimet, një risi shumë e madhe për të rinjtë shqiptarë”, vijoi ministrja përgjegjëse për rininë duke u sugjeruar të rinjve të zgjedhin degët prioritare, pasi janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Për më tepër, Muzhaqi rikujtoi të rinjtë e Qarkut Kukës, të bëhen pjesë e Programin të Kodimit me mbështetje financiare nga qeveria në portalin e-Albania.

“Programi i Kodimit ka filluar me 23 janar të këtij viti dhe aktualisht numërojmë mbi 3000 aplikime dhe mbi 500 të rinj që kanë filluar kurset e para. Kënaqësi që edhe të rinj nga Kukësi janë bërë pjesë e Programit të Kodimit dhe ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë këto kurse, prandaj kemi sot edhe akademitë e kodimit që na janë bashkuar për t’i informuar më shumë të rinjtë rreth financimit që qeveria ofron. Për studentët dhe të punësuarit mbështetja është 50%, ndërsa për të papunësuarit 100%”, tha Muzhaqi për kurset e kodimit që ndihmojnë të rinjtë të futen në botën e teknologjisë, ku edhe pagat janë më të larta.

Paraardhëse

Akuzat e rënda të Fjolla Morinës, reagon Morena Taraku

Pasardhëse

Notoi për 28 orë në kanalin e Otrantos, rrëfehet Eva Buzo: Ishte shumë sfiduese, rrezikova jetën

Pasardhëse

Notoi për 28 orë në kanalin e Otrantos, rrëfehet Eva Buzo: Ishte shumë sfiduese, rrezikova jetën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.