• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“S’mund të na ndodhë ajo që po i ndodh opozitës”, Xhafaj: Momenti që mazhoranca të bëjë një reflektim të thellë

1 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
116
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka lëshuar deri diku kritika në drejtim të maxhorancës, ndërsa theksoi se duhet reflektim i thellë.

Xhafaj gjatë një interviste televizive, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, që të tregojë urtësi në orientimin e pushtetit të madh politik që ka në duar Partia Socialiste.

“Ke një realitet politik ku opozita është shumë e dobët, për fatkeqësinë e saj dhe fatkeqësinë e këtij vendi. Edhe për të keqen e kësaj mazhorance sepse nuk ka pasqyrën përballë. I ka dhënë një pushtet të madh që është e pamundur ta kontrollosh me një telefon apo me një individ, cilido qoftë ai, sado supermen të jetë. Nevoja për të reflektuar për këtë përgjegjësi është një gjë shumë e drejtë dhe kryeministri ka bërë shumë mirë. E kam ndjekur me kujdes fjalën e tij në 32 vjetorin e PS dhe i pari që duhet të reflektojë është vetë kryeministri pasi ka përgjegjësinë e lidershipit politik për ta orientuar këtë pushtet të kësaj force politike dhe që të mundet ta mbajë këtë barrë pa kosto shumë të mëdha. Se barra kur dobësohet kurrizi të thyen në mes. Dhe mund të na ndodhi ajo që po i ndodh opozitës”, tha ai.

Sipas Xhafajt, Rama e ka kuptuar se mazhoranca duhet të vijojë të jetë e qëndrueshme në këtë mjedis politik.

“Nga artikulimet që ka bërë kryeministri më lë të kuptoj që është i shqetësuar dhe ndoshta po reflekton. Dhe dua ta shoh që të hedhin ë tavolinë reflektime serioze. Në disa raste nuk ka nevojë për të bërë disa make up të makinës por edhe për ta rinovuar plotësisht. Shpresoj që të ketë urtësinë ta realizojë”, theksoi ai.

Më tej, Xhafaj foli rreth rivalitetit të brendshëm në PS, duke theksuar se është i dobishëm në kushtet kur nuk shndërrohet në konflikt.

“Unë mendoj që PS do të vazhdoj të mbetet një forcë e besueshme dhe udhëheqëse në këtë vend sa kohë do ketë harmonizim të mirë të gjeneratave. Sa kohë do t’i integrojë mirë të 3 apo 4 gjeneratat brenda formacionit politik. Dhe rivalitetet dhe konkurrencat e shëndetshme pa u kthyer në konflikt janë të shëndetshme. Edhe ambiciet janë gjëra normale. Brenda PS ka burra e gra që e meritojnë ta kenë këtë ambicie”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm.

Paraardhëse

Fushata për kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha ‘rikthim’ me teza të vjetra, zgjon Aleancën Qytetare për Demokracinë

Pasardhëse

Flet nëna e Fjolla Morinës: Vajza ime nuk është mirë, ndihem në rrezik (VIDEO)

Pasardhëse

Flet nëna e Fjolla Morinës: Vajza ime nuk është mirë, ndihem në rrezik (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.