• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrasja e babë e bir në Shkodër, zbardhen detaje nga krimi i rëndë, autorët u zunë pritë në rrugë, 57-vjeçari dyshohet se bashkëpunonte me policinë

1 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
199
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja babë e bir, e ndodhur ditën e enjte në Shkodër, një krim i rëndë që tronditi jo vetëm qytetin veriperëndimor, por gjithë vendin.

Gjokë Gurra, 5- vjeç dhe djali i tij Eduart Gurra, 31-vjeç, janë viktimat e kësaj ngjarje të rëndë në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin.

Të dy po shkonin me fuoristradën e tyre drejt shtëpisë së djegur në Dukagjin dy ditë më parë.

Ende pa mbërritur tek banesa e shkrumbuar, disa persona i kanë zënë pritë dhe i kanë qëlluar me armë e zjarrit automatik kallashnikov, duke i lënë të vdekur në vend brenda automjetit.

Ngjarja ka ndodhur tek një kthesë e padukshme në një zonë të pyllëzuar, afro 500 metër pa mbërritur tek banesa e djegur e Gjokë dhe Eduart Gurrës.

Autorët i kanë zënë prit, pasi kanë pasur informacionin e saktë se dy viktimat po shkonin drejt banesës së tyre të djegur dhe aty nga distanca, i kanë qëlluar me breshëri plumbash automatiku, duke bërë që të humbin jetën në mënyrë të menjëhershme.

Pasi janë siguruar se Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra kanë ndërruar jetë, autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Një prej pistave kryesore të këtij hetimi, lidhet me dhënien e informacionit të shtetasit Gjokë Gurra për policinë e shtetit, në aksionet për asgjësimin e kanabisit në zonën e Dukagjinit.

Gjokë Gurra para afro 20 vitesh, ka qenë efektiv policie, por ka ruajtur kontaktet dhe marrëdhëniet me ish-kolegët.

Sipas burimeve, 57-vjeçari herë pas here ka informuar policinë e Shkodrës, lidhur me parcelat e kultivuara me kanabis sativa në Dukagjin.

Kjo mbetet ende një pistë hetimi e pakonfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, një tjetër pistë hetimi ku është përqendruar policia, është edhe lëndët drusore ku babë e birë që mbetën të vrarë punonin prej vitesh, duke i transportuar nga Dukagjini drejt Shkodrës, edhe pse kjo pistë është më pak e besueshme për grupin hetimor.

Ndërkohë, nuk përjashtohen edhe konflikte të tjera që Gjokë Gurra dhe djali i tij, mund të kenë pasur me persona të ndryshëm.

57-vjeçari ishte edhe pronar i një lokali në afërsi të drejtorisë vendore të policisë Shkodër, ku edhe banonte prej vitesh.

Autorët e kësaj ngjarje, ende nuk janë identifikuar dhe policia po punon për identifikimin dhe gjetjen e tyre.

Zbardhja e ngjarjes mbetet e vështirë, për shkak se forcat e policisë kanë mbërritur pas 2-3 orësh, sepse rruga është e amortizuar në një terren të vështirë malor, ç’ka i ka favorizuar autorët që të kryejnë vrasjen dhe të largohen në drejtim të paditur.

Paraardhëse

Një budalla hedh një gur në lumë, analisti Demalia kritikon ashpër deputetin Spaho: Çfarë mund të presësh nga një palluqe që nxjerr para gruan në një përplasje?

Pasardhëse

“Nuk do ta lejoj të kalojë në heshtje”, kryeministri grek flet për Fredi Belerin në Bruksel, mesazhi për qeverinë shqiptare

Pasardhëse

“Nuk do ta lejoj të kalojë në heshtje”, kryeministri grek flet për Fredi Belerin në Bruksel, mesazhi për qeverinë shqiptare

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.