• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Një litër qumësht në Shqipëri, më shtrenjtë se në Gjermani”, Meta: Shfarosja e blegtorisë gjatë 4 viteve të fundit në vendin tonë është një rekord i pashembullt në Europë

24 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
80
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se Shfarosja e blegtorisë në 4 vitet e fundit në vendin tonë, është një rekord i pashembullt në rajon dhe Europë dhe pasqyrë e saj, është braktisja e fshatit dhe shpopullimi i tij.

Komentet Meta i bëri përmes një reagimi në ‘Facebook’, ku tha se një litër qumësht në Shqipëri është më shtrenjtë se në Gjermani.

Meta shtoi se sipas Instat, nga rreth gjysëm milion krerë lopë para katër vitesh sot kanë mbetur më pak se gjysma, që po firon dhe kjo çdo vit me rreth 10%.

Reagimi i Metës:

“Shfarosja e blegtorisë në 4 vitet e fundit është një rekord i pashembullt në rajon dhe Europë dhe pasqyrë e saj është braktisja e fshatit dhe shpopullimi i tij.

Kjo është pasojë e mbylljes së fermave, stallave, staneve, baxhove, mosmbështetjes së fermerëve dhe “shtrydhjes” së prodhimit vendas me zgjedhën tatimore më mizore në kontinent, që po i shkaktohet një vendi dhe një populli tradicionalisht dhe historikisht të lidhur me blegtorinë.

Nga rreth gjysëm milion krerë lopë para katër vitesh sot kanë mbetur më pak se gjysma, që sipas INSTAT po firon dhe kjo çdo vit me rreth 10%.

Një litër qumësht në Shqipëri, vendin më të varfër të Europës, shitet më shtrenjtë se në Gjermani, Francë dhe Itali, dhe 12% më shtrenjtë se mesatarja europiane.

Ndërkohë që 18% e buxhetit të BE shkon vetëm për blegtorinë, as 1% e buxhetit tonë nuk shkon për bagëtitë dhe prodhimin e tyre.

Prandaj qumështi te ne rrjedh vetëm në një drejtim nga jashtë brenda. Me çmime të fryra përtej çdo logjike financiare dhe ekonomike për të pasuruar korporatat dhe kompanitë importuese dhe varfëruar prodhuesin vendas dhe qytetarin konsumator.

Është e shkaktuar dhe e provokuar!

Vetëm një qeverisje patriote dhe e përkushtuar e ndal këtë rrënim”, shkruan Meta.

Paraardhëse

“Ma bëni hallall që ju janë djeg ‘lulet’”, Luizi takohet më në fund me çunat e Londrës, ata e mbulojnë me paundë

Pasardhëse

Përfshihet nga flakët një mjet në Gjirokastër, detajet e para

Pasardhëse

Përfshihet nga flakët një mjet në Gjirokastër, detajet e para

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.