• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Elvana Gjata: Më vret shumë mentaliteti, ka gjëra që mërzitem e them do iki

24 June, 2023
në Rozë
0
54
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këngëtarja e njohur  Elvana Gjata, ka qenë këtë herë e ftuara e kryeministrit në podcastin që transmetohet çdo të shtunë, ku gjatë rrëfimit të saj, ajo tha se shpesh ndihej e paragjykuar.

 Kryeministri Edi Rama: Si ndihesh këtu?

 Elvana Gjata: “Kur jam këtu, ka gjëra që mërzitem, them do iki”.

 Kryeministri Edi Rama: Çfarë të mërzit? Çfarë të pëlqen dhe çfarë të mërzit më shumë kur je këtu?

 Elvana Gjata: “Po që s’jam e lirë. Këtu nuk jam e lirë të bëj gjërat që dua”.

 Kryeministri Edi Rama: Pse çfarë do të bësh ti që po të pengojmë ne?

 Elvana Gjata: “Po të hidhem përpjetë, por në mes të rrugës. Se bëj dot se do gjykohem. Do thonë luajti mendsh Elvana”.

 Kryeministri Edi Rama: Si të hidhesh përpjetë në mes të rrugës?

 Elvana Gjata: “Të hidhem, të kërcej. Hë mund ta bëj”?

 Kryeministri Edi Rama: Të hidhesh përpjetë mes të rrugës mund ta bësh pa asnjë problem dhe bile do thonë hajde ta provojmë dhe ne se kushedi. Realisht s’je e lirë në sensin që të shqetëson në momente të caktuara që të njohin dhe të vijnë të thonë ‘hajde bëjmë një fotografi, më jep një autograf, të të puth pak apo?

 Elvana Gjata: “doj, me vrasin shumë gjëra ende, që anë të bëjnë në lidhje me pozicionin e femrës në Shqipëri. Këto gjëra më mërzisin”.

 Kryeministri Edi Rama: Mendoj që duhet ta rishikosh këtë bindje sepse unë kam një bindje që shqiptarët janë shumë, po shumë më të emancipuar sesa i tregojnë ose i mendojmë në sensin që tek tjetri e pranojnë tjetrin, mund të jetë një pjesë që janë konservatorë brenda për brenda shtëpisë me vajzën e tyre po themi ose me gruan e tyre, por tek tjetri, tek tjetra nuk mendojnë shqiptarët kanë një problem të pranimit të lirisë së tjetrit. Ajo që e bën të ngatërruar shpesh ose gjithmonë është ajo e shqiptarëve që kanë zë. Atyre që kanë mikrofon, atyre që kanë një penë në dorë, që shkruajnë ose atyre që shprehen në rrjete sociale që mund të krijojnë idenë sikur ashtu është e gjithë shoqëria, por nuk është e vërtetë. Çuditërisht, ata që janë si më gjoja “intelektualë”, shpeshherë janë dhe më problematikët, në raport me këtë. Janë dhe abuzuesit më të mëdhenj me tjetrin, janë paragjykuesit më të mëdhenj, janë akuzues dhe fabrikues që i ngjeshin tjetrit gjëra që as nuk i kanë shkuar nëpër mend. Por në nivelin e shoqërisë nuk mendoj se duhet ta kesh këtë shqetësim se shoqëria është shumë pranuese. Nuk e kanë shqiptarët këtë problem. Gjithmonë kam besuar që shqiptarët nuk e kanë këtë problem, janë shumë më pranues.

 

Elvana Gjata: “Eksperienca ime si artiste në fakt më ka bërë që të kuptoj, jo totalisht këtë që thua, se paragjykimi ekziston gjithë kohën”.

 

Kryeministri Edi Rama: Çfarë paragjykimi thonë për ty për shembull?

 

Elvana Gjata: “Jo për mua si Elvanë, flas në përgjithësi. Artistet femra janë më kollaj të paragjykuara”.

 

Kryeministri Edi Rama: Po nga nisesh? Nisesh nga ca hajvanë që shkruajnë në Facebook. Ata janë në hall. Janë në hall shumë të madh ata njerëz që shkruajnë në Facebook edhe merren me nxjerrjen  e mllefeve ndaj të tjerëve dhe ndaj vajzave apo ndaj artistëve. Janë në hall të madh. Gjyshja ime thoshte “inati është e zeza e atij që e ka, gjynah” thoshte. Kështu që nuk janë ata, nuk është ajo shoqëria. Fakti që ti mbush një stadium, uroj ta mbushesh, por do ta mbushesh besoj me 20 mijë vetë është boll tregues. Nuk kanë asnjë problem. Mendoj unë! Po momenti më i bukur atëherë meqë momenti më i keq, çfarë nuk të pëlqen? Me këtë çfarë nuk të pëlqen nga Shqipëria nuk ma mbushe mendjen dhe më vjen mirë që s’ma mbushe dot mendjen se do të thotë që s’ka asnjë gjë thelbësisht problematikë për të mos pëlqyer. Por çfarë të pëlqen më shumë në Shqipëri?

Paraardhëse

Fushë-Arrëz/ Çmendet moti, breshëri thyen xhamat e automjeteve dhe dëmton të mbjellat

Pasardhëse

Ra nga pallati dhe humbi jetën, miqtë mesazhe prekëse për aktivisten Arbëresha Mushani

Pasardhëse

Ra nga pallati dhe humbi jetën, miqtë mesazhe prekëse për aktivisten Arbëresha Mushani

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.